Dritan Goxhaj: Shteti bektashi, plani i Greqisë dhe Serbisë për të coptuar Shqipërinë!

Eksperti i Sigurisë Dritan Goxhaj në Dritare TV foli për planin e kryeministrit shqiptar Edi Rama, për të krijuar një shtet sovran bektashian mysliman sipas modelit të Vatikanit.

“Kur dëgjova këtë lajm, u ndjeva i fyer. Atë që nuk e bënë fqinjët tanë, po tentojnë ta bëjnë politikanët që drejtojnë këtë vend.

Kërkojnë ta bëjnë Shqipërinë copa!

Neni 1 i Kushtetutës, pika 2, përcakton se Shqipëria është shtet unitar dhe i pandashëm. Kjo iniciativë na cënon ne, fyen sovranitetin e Republikës së Shqipërisë. Kjo ide është e parealizueshme, pasi nuk e lejon Kushtetuta, në të kundërt kjo e fundit duhet të tjetërsohet. Nuk mund të marrim shembull Vatikanin. Vatikani ekzistonte para se Italia të unifikohej si shtet.

E dyta nëse krijohet këtu shtet bektashi, cënon integritetin dhe sovranitetin e vendit.

Kushtetuta jonë e përcakton: Të gjitha komunitetet fetare, shteti i trajton në mënyrë të barabartë. Kjo nxit që të gjithë komunitetet fetare të kërkojnë shtet të tyre.Komuniteti ortodoks nëse do të kërkonte një shtet të tyre në komunat minoritare në Jug. Kjo do të cënonte sigurinë dhe sovranitetit direkt, çon në shpërbërjen e shtetit. Kushtetuta e thotë qartë: Të gjitha komunitetet fetare, shteti i trajton në mënyrë të barabartë. Ne kemi disa komunitete fetare dhe gjithsecili mund të ndërmarrë këtë nismë. Ky është një shërbim që po i bëhet Greqisë. Ai komunitet aty mund të pretendojë të shpallë Republikën e Vorio-Epitit. Cënon interesat shqiptare. Siç doli edhe Baba Mondi që vuan nga deliri i madhështisë tha se ky shtet bektashi do të ketë para, pasaportat e tyre. Kjo cënon direkt sigurinë e vendit.

Fijet e kësaj iniciativë të Ramës, janë nga Athina dhe Serbia. Ka pasoja të rënda gjeopolitike. Edhe Serbia mund të kërkojë që në Kosova të shpallë një shtet të ngjashëm. Një precedent në trojet shqiptare, cënon sigurinë e Kosovës dhe Kombit tonë.

Çdokush që do të mbështesë këtë nismë është duke cënuar Kushtetutën tonë, merr rolin e armikut kundrejt Shqipërisë.

Nuk janë më përfaqësuesit tanë, na cënojnë neve, janë kthyer në armiq. Kjo na jep të drejtën të mbrojmë vendin tonë, nëse cënohet qenësia e shtetit. Qenësia e shtetit është ajo që bashkon shqiptarët”, tha zoti Goxhaj për gazetarin Ermal Peçi./M.K-dritare.net

Bashkohu me ne!

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne