Prej 1 ore e gjysmë demokratët kanë protestuar në sheshin para Kryeministrisë. Një dron ka filmuar pjesëmarrjen e njerëzve në protestë, e cila ishte lajmëruar si protesta më e madhe e opozitës.
Siç duket edhe nga pamjet, ndoshta edhe për shkak të vapës, pjesëmarrja ka qenë më e paktë sesa ishte lajmëruar. Ish kryeministri Berisha, në një status në Facebook, shkruante se 600 mijë njerëz po çanin Tiranën.
Në dy videot e mëposhtme, në të parën po mblidhen njerëzit dhe në të dytën ku flet Basha, duket pjesëmarrja e protestuesve. Deri tani gjithçka ka përfunduar paqësisht dhe protestuesit po shpërndahen.