Shqiperia

DW: Shqipëtaria ndër vendet me numrin më të lartë për dëbime nga Gjermania

Shqipëria bënë pjesë në listën e vendeve me numrin më të lartë të azilkërkuesve të dëbuar nga Gjermania. Kështu shkruan Deutche Welle në shkrimin ‘Shqipëria ndër vendet e para për dëbime nga Gjermania’.

Në artikull sqarohet se qeveria gjermane i ka kthyer përgjigje partisë së Majta se “nga Gjermania janë dëbuar afër se 11.500 vetë në gjysmën e parë të vitit 2019. Një rritje e vogël kjo krahasuar me një vit më parë.”

Shqipëria konsiderohet nga Bashkimi Europian si një vend origjine i sigurtë dhe kërkesat për azil nga shqiptarët nuk pranohen

Në gusht të 2019, sipas të dhënave të publikuara nga Ministria e Brendshme Gjermane 758 shqiptarë u dëbuan nga Gjermania në vitin 2018, duke e renditur kombësinë shqiptare të parën për numrin më të lartë të shtetasve të dëbuar.

Arsyet kryesore të dëbimeve ishin refuzimi i kërkesave për azil, skadimi i lejes së qëndrimit, apo edhe qëndrimi pa dokumente. Pas shqiptarëve, dy kombësitë me numrin më të lartë të të dëbuarve ishin ukrainasit, me 755 raste, dhe serbët, me 509 raste.

Gjermania prej vitesh ka theksuar se Shqipëria është një vend i sigurtë origjine, ndaj nuk do të pranojë asnjë kërkesë për azil nga shqiptarë. Megjithatë, kjo nuk i ka ndaluar shqiptarët të tentojnë marrjen e azilit në Gjermani, apo vende të tjera të BE-së.

Sipas të dhënave të Zyrës Evropiane të Mbështetjes së Azilit, EASO, 10,439 shqiptarë aplikuan për herë të parë për azil nga janari deri në qershor të këtij viti. Krahasuar me vitin 2018 pati rritje me mbi 20 për qind.

Prej vitit 2013 numri i azilkërkuesve nga Shqipëria ka qenë mbi 11,000 në vit. Numrin më të lartë me 68,945 aplikime e kishte viti 2015./ exit

OPINIONE