Dy dokumente/ Ministrja Manastirliu me biznes ”Kazino” në qendër të Tiranës; ia menaxhon i vëllai dhe kunati

Ligjet bëhen sa për të mashtruar SHBA-BE-në, ndaj zbatohen vetëm për fukarain e jo për again/ Kujtojmë, se ky biznes, që maskohet pas emrit të vëllait të saj me precedentë penalë (Alban Manastirliu), figuron në “listën e zezë” të kryeministrit Rama të 31 dhjetorit 2018, me licencë të hequr sipas ligjit special për mbylljen e lojërave të bixhozitsi gjoja kusht i vendosur prej BE-së; por ja që Kazino Elektronike “V.LT-ALBANIA” e ministres së ilaçeve, është e pajisur me licencë koncesionare 5-vjeçare nga Autoriteti Mbikëqyrjes së Lojërave të Fatit; duke e vazhduar aktivitetin në hyrje të bllokut të ambasadave të BE dhe pranë Ambasadës së SHBA, bashkë me një restorant luksi.

Patjetër, ju kujtohet lufta e kryeministrit Edi Rama në muajin dhjetor 2018, kur në emër të halleve të popullit, miratoi ligjin kundër lojërave të bizhozit, sipas të cilit, duke nisur nga data 1 janar 2019, mbylleshin të gjithë bastet sportive, bingot, bastet e garave me kuaj e qen, dhe lojërat e fatit online; përveç kazinove në “Hotele 5 yje”, të certifikuar si të tillë, nga Komisioni i Standardeve pranë KiE (BE).

Mirëpo, sipas një dosjeje tatimore të ardhur në ”PAMFLETI”, me të dhëna zyrtare të datës 2 gusht 2019, rezulton se kazino të paligjshme; nuk paska vetëm trafikanti Beso i Tajvanit, që lejohet si mik i kryeministrit Rama dhe ortak i Olsit, por edhe “ministrja e ilaçeve” Ogerta Manastirliu.

Sipas QKB dhe regjistrit të Autoritetit të Mbikëqyrjes së Lojërave të Fatit, biznes-kumari i minstres Manastirliu, quhet “Kazino Elektronike “V.LT-ALBANIA” me Nipt: K 9152400 U, regjistuar me emrin e vëllait të saj, Alban Manastirliu, në hyrje të bllokut të ambasadave, në qendër të Tiranës, përballë kullës pronë e një drejtuesi të lartë të PS, ku ka zyrat oligarku i rrugës Milot-Baldren

Aktiviteti “Kazino Elektronike “V.LT-ALBANIA”, është licencuar në kundërshtim të plotë me ligjin e dhejtorit 2018, mbasi ajo nuk gjendet në “Hotel 5 yje”, por në ndërtesë të zakonshme, me logo e reklamë joshëse me drita mavi e rozë.

Tatimet dhe policia Lleshaj-Veliu e dinë shumë mirë, që qysh prej datës 1 janar 2019, kazinoja e ministres Manastriliu, ushtron aktivitet jashtë ligjit, licensuar po jashtë ligjit nga Autoriteti i Mbikëqyrjes së Lojërave të Fatit e lejuar nga QKB; por nuk guxojnë të futen brenda saj as kur ka informalitet dhe as kur informohen, se brenda saj, shitet e përdoret “Miell TOP-i”, apo struken persona të armatosur e në kërkim. Kaq për sot./Pamfleti

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne