Bota

Dy luftanije amerikane dislokohen në brigjet e Katarit

Dy luftanije amerikane janë dislokuar në portin e Dohas për të marrë pjesë në manovrën ushtarake të përbashkët me forcat detare të Katarit.

Kanali televiziv Al Xhezira i Katarit njofton se “Al-Adid” është baza më e madhe ushtarake e Amerikës me 10 mijë trupa ushtarake në Gjirin Persik dhe në Lindjen e Mesme që ndodhet në Katar dhe Uashingtoni shfrytëzon këtë bazë ushtarake për kryerjen e operacioneve ajrore të tij në rajonin e Lindjes së Mesme. Josef Al-Otaiba, ambasadori i EBA në Uashington, të mërkurën ka kërkuar nga Uashingtoni që ta shfrytëzojë bazën ushtarake “Al-Adid” në Katar për të ushtruar presion mbi autoritetet e Katarit që të ndryshojnë qëndrimet e tyre. Sipas Departamentit Amerikan të Shtetit, bllokada kundër Katarit e vendosur nga vendet arabe të Gjirit Persik nuk bëhet shkak për ndërprerjen e operacioneve në bazën ushtarake Al-Adid./ PT

OPINIONE

INTERVISTA