Bota Opinion

Dy skenare për Kurdistanin të cilat do të jenë të përsosura për Barzanin

Nga Alptekin Dursunoğlu
14-17 minutes

Barzani, i cili ka refuzuar kërkesën e SHBA-së për të shtyrë referandumin dhe thirrjen për të hyrë në dialog me Bagdatin ose është shumë i sigurt për skenarin e një rezultati pozitiv, ose e sheh veten si të fortë mjaftueshëm për të përballuar një skenar me një rezultat negativ.

Ekzistojnë dy skenare të mundshme për Rajonin e Kurdistanit në lidhje me referandumin e pavarur të datës 25 shtator dhe në varësi të rezultatit të këtij referandumi shihen vetëm dy të ardhme për Liderin e KDP-së, Mesud Barzani që mori vendimin për këtë referandum.

Skenari pozitiv, që e ka nxitur KDP-në për të marrë në mënyrë të njëanshme vendimin për të zhvilluar referandumin mund të sjellë ‘Krijimin e shtetit të parë të pavarur kurd të Rajoni i Kurdistanit të Irakut; do ta bëjë Barzanin liderin krijues të këtij shteti dhe t’i japë atij pozicionin e “atakurdit”. (referencë nga Ata-turku, krijuesi i shtetit turk)

Ndërsa skenari negativ i krijuar përreth kundërshtimeve të partive opozitare në Rajonin e Kurdistanit, Bagdatit, Ankarasë, Teheranit, Washingtonit dhe OKB-së mund të sjellë në shpërbërjen e Rajonit të Kurdistanit, ndërsa Barzanin do ta presëi njëjti fat si ai i Saddamit.

Skenari Pozitiv në Lidhje me Kurdistanin

Ky skenar konsiston në një kuptimë si të këtillë “disa situata aktive të krijuara në kushtet e nevojshme dhe në momentin e duhur që krijojnë një rrugë më të shpejtë drejt fitoreve legjitime” dhe Iraku është i mbushur me shembuj të shumtë të kësaj kuptimësie.

Sipas këtij skenari, në mënyrë që Rajoni i Kurdistanit të shpallë pavarësinë e tij duke përfshirë edhe “zonat e diskutueshme” kushtet e nevojshme janë këto:

1- “Zonat e diskutueshme”, të cilat fillojnë nga Kerkyku, prej nga ku ushtria irakene u detyrua të tërhiqej për shkak të pushtimeve të ISIS-it gjatë vitit 2014 ndodhen tashmë nën kontrollin e milicisë kurde (peshmerge). Barzani e ka justifikuar këtë situatë duke u shprehur se “përbën vënien në zbatim të nenit 140 të kushtetutës.”

2- Duke marrë parasysh situatën e jashtëzakonshme që krijoi lufta kundër ISIS-it, Erbili është marrë si një aktor bashkëpbisedues në nivelin ndërkombëtar duke qëndruar të pavarur nga Bagdati. Për shembull, pavarësisht kundërshtimit të Bagdatit, Turqia ka dërguar forcat e saj të milicisë nëBashika me pretendimin se janë atje për t’u trajnuar; pra, nuk ka komunikuar me Bagdatit por me Erbilin. Nga ana tjetër, koalicioni ndërkombëtar i udhëhequr nga SHBA-ja, duke u mjaftuar vetëm me një lajmërim të Bagdatit i ka dërguar Rajonit të Kurdistanit ndihma ushtarake si të ishte një shtet i pavarur.

3- Forcat e milicisë peshmerge kanë marrë edhe kontrollin e disa zonave të cilat nuk përfshihen në “zonat e diskutueshme” që u morën nga lufta kundër ISIS-it, gjë që i ka dhënë atyre një avantazh të madh në diskutimet me qeverinë në lidhje me vendosjen e kufinjve.

4- Duke qënë se ushtria irakiene ka çliruar nga ISIS-i qendrat e zonave tëSelahaddin, el-Enbar dhe Neyneva si dhe zona të tjera më të mëdh, duket se është e pamundur që pas ISIS-it në Irak është e pamundur që të mos përqëndrohen tek rregulli politik dhe administrativ.

Risjellja në aktualitet e çështjes së krijimit të njëzone federale sunni pas periudhës së çlirimit nga ISIS-i, temë e cila ka qënë në aktualitet edhe para ISIS-it dhe mbështetej nga Turqia dhe Arabia Saudite; shihet si një avantazh që përshpejton edhe më shumë ndarjen e Irakut, pra marrjen e pavarësisë së Kurdistanit. Për shembull, që prej vitit 2011 Turqia me mbështetjen e sunnive i vlerëson kurdët si një kartë kundër qeverisë qëndrore të Irakut. Ndërkohë që i nxit sunnitë që të krijojnë një zonë federle komunikon me Rajonin e Kurdistanit duke iu referuar si shtet i pavarur. Duke përjetur konflikte me qeverinë qëndrore që mbështet bashkimin e gjithë territoreve e ka shpallur Hashd Shabin, e cila është forca më e rëndësishme që Iraku përdor për të mbrojtur unitetin e territoreve si një organizatë terrorise.[1]

5- Arabia Saudite dhe Izraeli mbështesin pavarësinë e Kurdistanit. Ndërsa Amerika që ka dalë kundër referandumit nuk është kundër pavarësisë por thekson se nuk është momenti i përshtashëm duke marrë parasysh aktin se lufta kundër ISIS-it është ende në vazhdim.[2]

6- Ndërsa Turqia, pavarësisht se duket sikur është thelbësisht kundër pavarësisë duket sikur është vend fqinj më i rëndësishëm që e ka çuar Rajonin e Kurdistanit drejt pavarësisë. Sepse me anë të marrëdhënieve që ka lidhur me Erbilin duke i bërë bypass Bagatit edhe ka dobësuar varësinë e Erbilit kundrejt Bagdatit edhe i ka dhënë Rajonit të Kurdistanit pavarësi ekonomike.

7- Ndërsa Irani, i cili edhe në deklarata edhe në veprime konkrete ka dalë kundër shpërbërjes së Irakut duke marrë parasysh këtu edhe ndikueshmërinë e madhe që ka mbi Irakun ka mbetur ivetëm në qëndrimin e tij kundër pavarësisë së Kurdistanit nga gjithë fuqitë ndërkombëtare të tjera.

Duke marrë parasysh këto aspekte të fuqishme të “skenarit pozitiv”, Mesud Barzani ka plotësisht të drejtë kur u thotë atyre që janë të shqetësuar se nuk është momenti i duhur për referandumi se “përkundrazi ky është momenti më i përshtatshëm”.

Këto deklarata të Barzanit të cilat i ka dhe gjatë intervistës së tij me Sharku’l Avsat[3], të cilat do t’i rreshtojmë në vazhdim tregojnë se vendosmëria e tij në çështjen e referandumit niset pikërisht nga këto aspekte të skenarit pozitiv.

Ai i është përgjigjur kështu pyetjes se “Edhe nëse jeni të pavarur, a nuk do ta rrethojnë Kurdistanin Irani, Turqia dhe Siria?”: “Situata ka ndryshuar, e gjithë bota ka ndryshuar. Tashmë nuk jemi më në vitet 60, nuk ekzistojnë CENTO dhe Pakti Sadabad. Po ne mund të dëmtohemi; megjithatë nëse ata hedhin një hap të këtillë ata do të dëmtohen edhe më shumë.”

Ndërsa pyetjes “Po nëse mbyll kufinjtë Iraku?” i është përgjigjur kështu: “Ata në vendin e tyre, ne në vendin tonë… ne i kemi llogaritur të gjitha. Çdokush është i lirë të marrë vendimin e tij. Më lejoni ta them edhe njëherë: nëse ata tentojnë të na torturojnë, apo që të na shkatërrojnë do ta paguajnë shtrenjtë këtë gjë.”

Ndërsa pyetjes “Po nëse Hashd Shabi tenton të marrë Kerkykub?” i është përgjigjur kështu: “Ne jemi të gatshëm që të hymë në bisedime me Bagdatit. Madje, pas referandumit mund të zhvillojmë bisedime në lidhje me vendosjen e kufinjve. Megjithatë, Kerkyku është një qytet i Kurdistanit… Nëse përpiqen që ta marrin Kerkykun duke përdorur forcë, populli i Kurdistanit do ta mbrojë atë deri në pikën e fundit.”

Ndërsa pyetjes që fillonte me “Izraeli është shteti i vetëm që mbështet referandumin për pavarësi…” i është përgjigjur kështu: “Po është vërtetë. Unë falenderoj edhe vendet arabe. Qëndrimi i vendeve arabe ka qënë më pozitiv se i Evropës dhe Amerikës.”

Në lidhje me pyetjen “Pas pushtimit të SHBA-së në vitin 2003, arabët sunni erdhën tek ju. A i keni këshilluar ju që të krijojnë zona autonome?” është përgjigjur kështu: “Kanë ardhur disa herë. Pas rrëzimit të Saddamit, sunnitë u gjendën në një situatë të papritur për ata. U kam thënë atyre se Iraku ndryshoi, rajoni ndryshoi, bota ndryshoi… Po i kam këshilluar ata për një gjë të këtillë; megjithatë ata thanë se mbështesnin unitetin e gjithë Irakut. E vërteta është se sunnitë e kanë paguar rëndë këtë. Shihni si janë shkatërruar zonat e sunnive. ISIS-i i shkatërroi qytetet e tyre. Kjo si rezultat i politikave të tyre të gabuara. Megjithatë, ende nuk është shumë vonë, tashmë edhe sunnitë duan të krijojnë zonën e tyre federale.”

Si përfundim, pyetjes së “ndikueshmërisë së Iranit në Irak dhe në Rajonin e Kurdistanit” i është përgjigjur kështu: “Nuk mund të them se qeverinë e Irakut e drejton Irani; megjithatë mund të them se ndikimi i Iranit mbi Irakun është shumë i madh. Sipas mendimit tim, ndikimi i SHBA-sëështë edhe më i madh se ndikimi i Iranit. Nuk mund të them se nuk kanë ndikim në Rajonin e Kurdistnit. Unë i kam folur haptazi iranianëve. Ne dëshirojmë që të kemi marrëdhënie të mira fqinje.”

Skenari negativ

Skenari negativ në lidhje me pavarësinë e Kurdistanit mbështetet në këto dy argumentë kryesorë.

1- Partitë e tjera politike kurde, përveç KDP-së dhe Bashkimit Islamik të Kurdistanit mendojnë se referandumi është vendim personal i Barzanit, të cilit i ka kaluar periudha e postit udhëheqës. E konsiderojnë momentin, mënyrën dhe udhëheqjen të gabuar. Për këtë arsye, ndërkohë që fuqitë rajonale dhe ndërkombëtare kanë shndërruar deklaratat e tyre në veprime konkrete, Barzani është i vetëm dhe i pambrojtur edhe brenda Rajonit të Kurdistanit.

2- Reagimet e jo shumë të zjarrta të tipit “sikur të mos e zhvilloni do të jetë më mirë” të fuqive ndërkombëtare dhe rajonale të cilat e shohin referandumin si të gabuar, apo nuk e shohin momentin si të duhurin shihen si mbështetje të fshehta ndaj pavarësisë dhe pretendohet që këto fuqi do ta pranojnë situatën de facto që do të krijohet pas 25 shtatorit. Megjithatë, ka dyshime që kjo situatë të jetë e ngjashme me kurthin që iu organizua Saddamit në vitin 1990.

Personat e vetëm bien lehtë në kurth

Në të vërtetë, ngjashmëria e mesazheve që i janë dhënëSaddam Hysejnit në vitin 1990, kur ai pati dhënë sinjalin se do të pushtonte Kuvajtit duke e shpallur paraprakisht atë si pjesë të provincës së Basras me mesazhet që po i jepen Barzanit në lidhje me pavarësinë në kontekstin thelbësor dhe konjektiv është për t’u marrë parasysh.

Në aspektin e konjekturës ngjashmëria konsiston në faktin se vendimi nuk është ‘kombëtar’, por i përket ‘një njeriu’ të vetëm. Vendimi i referandumit ishte vendim i Barzanit “të cilit i ka mbaruar mandati dhe që i ka lënë pa funksion qeverinë dhe parlamentin”.

Nga intervista e Komandantit të përgjithshëm të asaj kohe, Nizar el-Hazrexhi për drejtorin e përgjithshëm të gazetës El-Hayat, Gassan Sherbel bëhet me dije se ditën tjetër pas dreke pasi ishte pushtuar Kuvajti, Saddami e kishte thirrur atë personalisht në zyrën e tij ku kishte mësuar se Ministri i Mbrojtjes, Gjenerali Abdulxhebbar Shenshelnuk ka qënë fare në dijeni të këtyre veprimeve të ndërmarra për këtë pushtim, gjë që tregon edhe vendimi edhe zbatimi i këtij vendimi për pushtimin e Kuvajtit kanë qënë tërësisht të varura vetëm nga Saddami.[4]

Ajo që e shtyu Saddamin që të pushtonte Kuvajtin pa dijeninë e komandantit të përgjithshëm dhe pa dijeninë e ministrit të mbrojtjes ishte pikërisht “mbështetja e fshehtë” e ambasadorit të asaj kohe të SHBA-së në Bagdat, April Glaspie.

Në takimin që kishin zhvilluar tetë ditë përpara pushtimit të Kuvajtit, ambasadori i SHBA-së Glaspie i ka thënë Saddamit se “Kishte marrë udhëzimet pikërisht nga presidenti Bush (babai)” që ishte shprehur se “e mirëkuptojnë faktin se Saddami kërkon që të rrië çmimin e naftës dhe se në saj të tensioneve që ka me Kuvajtin, ka nevojë për të ardhura më të mëdha për të ngritur në këmbë Irakun.” Dhe kështu kjo deklaratë “miqësore” është bërë shkaktare Saddami të vërshonte drejt Kuvajtit me ushtarët e tij.

Edhe Saddami, pasi i ka shpjeguar rëndësinë strategjike tëShattu’l-Arab, e cila është edhe arsyeja e luftës me Irani, në mënyrë të ndërsjelltë ka pyetur se cili do të ishte qëndrimi i SHBA-së në pushtimin e Kuvajtit.

Përgjigja e Glaspies se “Ne nuk mbajmë asnjë qëndrim në konfliktet e brendshme të arabëve me njëri-tjetrin, apo të mosmarrëveshjes që ju keni me Kuvajtin. Sekretari i Shtetit, James Baker më ka këshilluar që unë të përqëndrohem kryesisht në marrëveshjen që kemi bërë me Irakun në vitin 1960. Çështja me Kuvajtin nuk përbën interes për Amerikën” ka qënë mëse e mjaftueshme për të ngazëllyer Saddamin dhe që ai të pushtonte Kuvajtin.

Saddami e pati hequr nga posti i tij Gjeneralin Nizar Hazrexhi, duke i thënë se “nëse nuk donte luftë duhet ta thoshte hapur” pasi ai e kishte këshilluar se do ta fuste në probleme të tjera Irakun duke pushtuar Kuvajtin dhe se më e mira ishte që të tërhiqej nga ky pushtim.

Amerika, e cila gjatë luftës 8 vjeçare me Iranin e ka mbështetur ushtarakisht Irakun, jo vetëm që ia mori nga kontrolli Saddamit “Provincën e Kuvajtit”, por edhe krijoi në veri të koordinatës 36 zonën ku ndalohen fluturimet, ku hodhi edhe themelin e parë të krijimit të Rajonit të Kurdistanit.

Nëse reagimi i atyre që janë kundër referandumit është vetëm deklarativ, sipas supozimeve që jepen në aspektet e skenarit pozitiv, Barzani mund të festojë pas referandumit, nën epitetin e “Atakurdit” krijimin e shtetit të parë të pavarur kurd.

Megjithatë, nëse ky reagim i pazëshëm është njëkurth pikërisht si në vitin 1990, jo vetëm që do të humbasë ‘Kerkykun dhe zonat e tjera të diskutueshme’ por do të vërë në rrezik zona më të rëndësishme të Kurdistanit si Erbili dhe Sulejmanije.

Barzani, i cili ka refuzuar kërkesën e përfaqësuesit të veçantë i presidentit të SHBA-së, Brett Mcgurk dhe përfaqësuesve të koalicionit ndërkombëtar për të shtyrë referandumin dhe thirrjen për të hyrë në dialog me Bagdatin ose është shumë i sigurt për skenarin e një rezultati pozitiv, ose e sheh veten si të fortë mjaftueshëm për të përballuar një skenar me një rezultat negativ.

Është mëse e qartë se sipas skenarit negativ, pasojat do të jenë shkatërruese jo vetëm për Rajonin e Kurdistanit por për të gjithë Irakun. Ndërsa pas skenarit pozitiv, nëse nuk llogrisim përkëdheljen e krenarisë së Kurdistanet është ende e paqartë se cilat shtete do ta njohin atë zyrtarisht, brenda çfarë periudhe kohe do ta njohin dhe cilat do të jenë kushtet e tyre./ ML

[1] El Cezire Türkçe. 29 Prill 2017. Erdoğan: Obama na tradhëtoihttp://www.aljazeera.com.tr/haber/erdogan-obama-bizi-aldatti

[2] YDH. 15 Shtator 2017. Barzani: Referandumi do të zhvillohet http://ydh.com.tr/HD15428_barzani–referandum-yapilacak.html

[3] Şarku’l Avsat. 30 Gusht 2017. بارزاني: ما ارتكبه المالكي ضد الإقليم يفوق أنفال صدام ولم نسمع احتجاجاً https://aawsat.com/home/article/1011886/8B

[4] Intervistat e Gassan Sherbel, me katër zyrtarë të lartë të periudhës së Saddamitjanë publikuar në formën e një libri nën titullin “Iraku, Nga Lufta në Luftë; Këto i ka kaluar edhe Saddami”.

[5] Global Research, 5 Mart 2012. Gulf War Documents: Meeting between Saddam Hussein and US Ambassador to Iraq April Glaspie https://www.globalresearch.ca/gulf-war-documents-meeting-between-saddam-hussein-and-ambassador-to-iraq-april-glaspie/31145

OPINIONE

INTERVISTA