E ekzekutuan dhe e hodhën në kanal, familjarët e Eri Zefit: U nis për tek dajat

Publikohen detaje të reja lidhur me vrasjen e 34-vjeçarit në fshatin Zall Xhuxh të Mirditës. Mësohet se viktima Eri Zefi, dyshohet të jetë ekzekutuar nga dy persona, të cilët ende nuk janë identifikuar.

Familjarët e të riut që u mor peng dhe më pas u ekzekutua kanë treguar për policinë se Zefi ishte nisur për tek dajat e tij në Fan të Mirditës, ditën që iu pre rruga.

“Un nis për tek dajat në Fan, s’u kthye më,”– mësohet të jenë shprehur ata.

Dy persona, dyshohet se i kanë zënë rrugën, e kanë marrë peng dhe e kanë ekzekutuar pranë Rrugës së Kombit.

Më pas ata ia kanë hedhur trupin në kanal viktimës që njihej edhe si Anton Zefi, vendi ku edhe u gjet i mbuluar në gjak nga banorët e zonës.

Për vrasjen e Zefit, policia ka shoqëruar disa persona dhe ka marrë në pyetje disa banorë të fshatit. Dyshohet se vrasja e Zefit ka ndodhur për motive gjakmarrje.

Dy ditë më parë në orën 16:15 është 34 vjeçari Eri Zefi u gjet i vdekur në një kanal në fshatin Zall-Xhuxhë të Mirditës. Zefi është gjetur i mbuluar në gjak dhe shenja plumbash nga banorët e zonës, të cilët kanë lajmëruar menjëherë policinë.

Pista e parë ku po hetohet është ajo e hakmarrjes, pasi vëllai i viktimës Eri Zefi, Ndue Zefi vrau mëngjesin e 24 shkurtit në qytetin e Durrësit, fqinjin e tij, Martin Ndreca pasi ky i fundit i kishte ofenduar njerëzit e familjes.

Ndërkohë burime nga policia bëjnë me dije se janë shoqëruar disa persona për t’u marrë në pyetje në lidhje me ngjarjen./tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne