Gazetari dhe analisti nga Kosova, Baton Haxhiu ka habitur me deklaratën e tij të fundit.
Duke e lënë modestinë mënjanë, Haxhiu është shprehur se e vlerëson veten si ‘erudit të madh’, që mund të shkruhet në krah të emrave të njohur botëror.
‘Të njohim figurat e shquara te kombit
“Mund të them se unë jam treguar paksa modest, sepse vlerësimin tim e kam përkufizuar në suaza nacionale, pra s’kam dalë përtej Shqiptarisë. Sepse thellë në vete, unë e njoh veten për erudit të madh. Konsideroj se emri im do të duhej të shkruhej pranë Slavoj Zizek-ut, Naom Chomsky-t, Umberto Eco-s etj.,”, ka thënë Haxhiu për Albanews.
Shënim: Pas vitit të Skëndërbeut shqiptaret andej e këndej kufirit të përgatiten për vitin e Baton Haxhiut.