Edhe ti Ilhan? “Çmendet” Twitteri pasi kongresistja thotë se qendrat amerikane të ndalimit janë ‘kampe përqendrimi’

Kongresistja amerikane Ilhan Omar ka argumentuar se qendrat amerikane të paraburgimit për emigrantët i përshtaten definicionit të kampeve të përqendrimit. Ndërkohë që debati mbi emigracionin vazhdon të polarizojë vendin, reagimi i saj eshte pritur me duartrokitje por edhe me mosbesim në mediat sociale.

Omar i bëri vërejtjet pasi u pyet nga një gazetar nëse ajo ishte dakord me deklaraten e kongresistes Alexandria Ocasio-Cortez se Shtëpia e Bardhë po ngrinte “kampe përqendrimi” në kufirin me Meksikën.

“Ka kampe ku njerëzit po përqendrohen”, u përgjigj Omar. “Kjo është shumë e thjeshtë. Unë nuk e kuptoj pse fjlaët e saj po vihen në diskutim.”

Argumentimi i saj u përball në mediat sociale me të tallura, ndërsa disa përdorues në Twitter shprehën edhe shqetësimin mbi mënyrën e arsyetimit të kongresistes. Një përdorues hamendësoi se sipas përkufizimit të Omarit çdo stacion policor në Amerikë me një qeli paraburgimi i bie të konsiderohet “kamp përqendrimi”.

https://twitter.com/Smitty__Fan/status/1142184991826350081

Duke i përshkruar qendrat amerikane e ndalimit si “kampe përqendrimi” – një term i lidhur zakonisht me kampet famëkeqe të krijuara nga Gjermania naziste – është një tjetër shembull i argumentimit të dobët nga demokratët, shkroi një tjetër përdorues i Twitterit.

Megjithatë, shumë prej tyre këmbëngulën se Omar ishte krejtësisht e saktë, duke argumentuar se qendrat e paraburgimit, ku të paktën që kur Donald Trump mori detyrën, 24 emigrantë kanë vdekur nën mbikqyrjen e ICE-së, gjë që përputhet me përkufizimin e përcaktuar si kampe përqendrimi.

Omar ka qenë një nga kritiket më të zëshme të politikës së emigracionit të administratës Trump. Kohët e fundit ligjvënësja amerikane publikoi në Tweeter një videoklip në të cilin një komentator i CNN-it paralajmëronte se SHBA ishte në rrugë e sipër të ngritjes se “kampeve të vdekjes”.

Kolegja e saj, Ocasio-Cortez, u kërkoi mbështetësve në mediat sociale javën e kaluar që të kundërshtonin “presidencën fashiste” të Donald Trumpit dhe i përshkroi qendrat e paraburgimit për emigrantë si “kampe përqendrimi”./rt/Gazeta Impakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne