Edi Rama thote qe ambasadori Donald Lu nuk eshte i korruptuar

Kryeministri Edi Rama, gjatë konferencës për shtyp ku po jepte shpjegime për zgjedhjen e kryeprokurorit me votat e mazhorancës, nuk ka harruar të marrë “në mbrojtje” edhe ambasadorin e SHBA-së, Donald Lu. Ky i fundit u akuzua nga ish kryeministri Sali Berisha, se kishte konflikt interesi dhe nuk duhet të përfshihej në debatin për zgjedhjen e kryeprokurorit, sepse Adriatik Llalla e kishte akuzuar për ndërhyrje në procesin e hetimit të kompanisë “Bankers Petroleum”.

Rama u shpreh se opozita e dëshpëruar nuk kurseu as përfaqësuesit ndërkombëtarë, duke i akuzuar për korrupsion.

“Opozita zgjodhi rrugën e dëshpëruar të baltës dhe të tymit, siç janë të gjithë dështmitarë, nuk kurseu as përfaqësuesit e SHBA-së dhe BE-së, duke akuzuar ambasadorin Lu si në konflikt interesi, me demek i akuzuar për korrupsion nga ish kryeprokurori.”

Kujtojmë se akuzave të Llallës, ambasada nuk u është përgjigjur, por mesa duket Edi Rama ka zgjedhur të bëhet zëdhënës i ambasadorit.

/TPZ.AL/

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne