Bota

Egjipti, Jordania dhe Palestina apelojnë për bisedime paqësore

Ministrat e Punëve të Jashtme të Egjiptit, Jordanise dhe Palestinës, të shtunën në një konferencë për media të mbajtur në Kajro, apeluan për bisedime paqësore palestino-izraelite.

“Shkaku kryesor i paqëndrueshmërisë në rajon është kriza e pazgjidhur palestineze dhe dështimi për të respektuar të drejtat legjitime të popullit palestineze”, u dakorduan shefi i diplomacisë së Egjiptit Sameh Shukri, i Jordanit Ayman Safadi dhe ai i Palestinës Riyad Al Maliki.

Sameh Shukri tha se “me homologun e tij jordanez dhe palestinez diskutuan një zgjidhje për krijimin e një shteti palestinez me kryeqytetin e Jerusalemit Lindor”.

Ndërsa, Riyad Al Maliki tha se “njësitet e kolonizimit të Izraelit do të shkatërrojnë përpjekjet për të përfunduar procesin e paqes bazuar në një zgjidhje dy-shtetesh”. Ai gjithashtu theksoi se ata janë të gatshëm të luftojnë çdo shkelje kundër xhamisë Al-Aksa.

Në një deklaratë me shkrim të lëshuar pas takimit mes ministrave të jashtëm, theksohet se të gjitha praktikat e njëanshme për ndryshimin e identitetin arab, islam dhe të krishterë të Jerusalemit Lindor duhet të përfundojnë, ndërsa Izraeli duhet të respektojë statusin historik dhe ligjor të xhamisë Al-Aksa.

Në deklaratë poashtu vlerësohet roli i SHBA-ve në zgjidhjen paqësore, duke shtuar dëshirën e ministrave në rritjen e përpjekjeve të Shteteve të Bashkuara për të ndihmuar në arritjen e paqes në të dyja anët./ AA

OPINIONE