Rajoni

Ekonomisti serb thotë se Kosova fillimisht duhet që të fitohet ekonomikisht

Drejtori i një agjencie për marketing dhe marrëdhënie me publikun në Beograd, thotë se Serbia duhet ta “marrë” Kosovën ekonomikisht.
Derisa javëve të fundit është nxehur debati në Serbi nëse duhet hequr dorë nga Kosova për rrugën e anëtarësimit në BE, Borislav Miljanoviq nga Represent Communications beson në një strategji ndryshe për t’iu kundërvënë fuqive të mëdha, që e përkrahin pavarësinë e Kosovës.

“Disa fuqi të mëdha thonë se Kosova nuk mund të ndahet, ne duhet të fitojmë Kosovën ekonomikisht. Nga Serbia duhet eksportojmë dije dhe pastaj nuk kemi çfarë të brengosemi”, ka thënë ai.

“Përderisa në Kosovë lexohet literatura serbe, Kosova është e jona. Duhet të jemi prezent atje më shumë përmes gjërave konkrete”, u shpreh Miljanoviq.

OPINIONE