Ekzekutimi i Emiljano Ramazanit, arrestohen babai me të birin. Gjendet arma e krimit

Rreth një javë nga vrāsja e Emiljano Ramazanit në Elbasan policia ka gjetur dhe sekuestruar ārmën me të cilën u ēkzekutua 40-vjeçari.

Për pasojë janë vënë në pranga babë e bir, pronarë të servisit ku ishte fshehur ārma e krīmit.

Në pranga janë vënë Albert Manahasa 64-vjeç dhe Seit Manahasa 37-vjeç, të dy banues në Peqin.

“Policia gjen dhe sekuestron ārmën e zjarrit me të cilën autorët kryen vrāsjen e shtetasit E. R., më datë 20 korrik 2020.

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, ka vijuar intensivisht punën për grumbullimin e informacioneve dhe provave ligjore, me qëllim zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve të vrāsjes me ārmë zjarri të shtetasit E. R., 40 vjeç.

Si rezultat i punës së pandërprerë hetimore dhe profesionale të bërë nga specialistët e Seksionit kundër Krīmeve ndaj Personit dhe Pasurisë në DVP Elbasan, nën drejtimin e Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, në bashkëpunim me forcat speciale Renea, forcat “Shqiponja” dhe Policinë e Peqinit, është bërë i mundur arrestimi në flagrancë i shtetasve:

A. M., 64 vjeç dhe S. M., 37 vjeç, lindur e banues në Peqin (babë e bir).

Pas informacioneve të grumbulluara gjatë punës hetimore se në ambientet e biznesit të këtyre shtetasve në Peqin ishte fshehur ārma e krīmit, është ushtruar kontroll i befasishëm dhe si rezultat, në ambientet e brendshme të biznesit, poshtë sabratorit të një makine u gjet një ārmë zjarri pīstoletë model 54 TT, me një krehër dhe një fishek luftarak.

Nga veprimet e mëtejshme hetimore dhe nga provat shkencore ka rezultuar se ārma e zjarrit e sekuestruar është ārma e zjarrit pīstoletë e përdorur në ngjarjen e datës 20.07.2020, në Elbasan, ku është vrarë shtetasi E. R.

Nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan vijon puna për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje”, njofton policia./tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne