Elisa Spiropali dikur me bluzë “të grisur” sulmonte nga MJAFT/Sot në “ar” kandidon për socialistët

Vetëm pak ditë më parë, partitë politike dorëzuan pranë KQZ listat e kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e 18 qershorit, ku përpos të papriturave të shumta, surprizuese ishte dhe mos kandidimi i deputetit Peza nga kryeministri Edi Rama.

Sekretarja për Rininë në Partisë Socialiste, Elisa Spiropali, ishte personi i parë i selisë rozë, që u përpoq të justifikojë mungesën e Alfred Pezës në listat e kandidatëve për deputetë të PS.

Deputeti Alfred Peza është nën akuzë për fshehje të ardhurash, pastrim parash dhe mosdeklarim të dhënash, pas denoncimit të bërë nga CityNews, ku ai rezultonte të ishte aksioner në një bankë të nivelit të dytë.

Heqja nga lista për deputet duket se është pranuar në heshtje nga Alfred Peza, nga i cili nuk ka ende asnjë reagim. Por, as vetë kryeministri Rama nuk ka dhënë një sqarim për këtë largim të Pezës. E në fakt këtë sqarim na e jep Elisa Spiropali, njeriu që dikur ka hedhur baltë mbi PS dhe tani flet në emër të tyre, si mbrojtësja dhe shpëtimtarja e tyre. Në fakt, Elisa harron se në radhë të parë duhet të mbrojë veten, të kujtojë ato kohët e arta për të si drejtoreshë e Doganave, ku ajo u fut me rroba të grisura dhe doli me fustane e çanta mijëra euro. Gardëroba e saj kushton më shumë se pasuria e një lagjeje të tërë ku do kandodojë në Korçë.elisa

“Zt.Peza ka deklaruar se nuk do të kandidojë, e tha këtë në Kryesi. Nuk ka një pengesë ligjore, por për të fshirë gjithë llumin që është hedhur mbi të, zt.Peza ka vendosur që së pari të përballet me ata që kanë hedhur akuzat dhe më pas do të vazhdojë karrierën”, kështu tha Spiropali dy ditë më parë në një studio televizive.

Në fakt e vërteta është krejt ndryshe, Edi Rama e kishte përjashtuar Alfred Pezën nga listat e kandidatëve prej shumë kohësh. Ende pa u shpallur listat, shumë prej eksponentëve të PS ishin në dijeni të faktit se Peza nuk do ishte më kandidat për deputet. Me shumë gjasa, mund të largohet edhe nga roli i sekretarit në parti.

Drejtoresha që shpartalloi doganat shqiptare, tani del e flet duke mbrojtur të tjerët. Mbase Spiropalit i kujtohen kohët e vështira, që ka kaluar vetë, kur akuzohej për milionat e fituara te doganat, ndaj dhe i vjen keq për kolegun. Mjafton të kujtojmë këtu raportin e Crown Agents, i cili vërtetonte korrupsionin në dogana, në kohën kur drejtoreshë ishte pikërisht elisaaaaSpiropali, dhe ku bëhej fjalë për një dëm rreth 17 milionë euro kushtuar buxhetit të shtetit. Në atë kohë flitej për një rënie të stërmadhe në të ardhura nga Drejtoria e përgjithshme e Doganave, por Spiropali heshtte. Ne nuk mund të themi se një shumë e tillë është futur në xhepat e saj si drejtoreshë e institucionit, ama nuk mund të pohojmë as të kundërtën. E vërtetë është se ato para u zhdukën dhe askush nuk gjurmoi për të gjetur “hajdutin” e tyre.

Në një kërkim të thjeshtë, CityNews siguroi të dhënat zyrtare mbi të ardhurat në dogana. Në vitin 2014, na rezultoi se në dogana kishim 5.5 miliardë lekë të reja më pak nga të ardhurat. Ndërsa, në vitin 2015 rezlutoi që kjo shumë kapte vlerën e 12.5 miliardë lekë, duke shënuar një grop të thellë në dogana.
Këto miliarda që i janë shkaktuar dëm buxhetit duhet ta çonin Spiropalin përpara bankës së të akuzuarve dhe jo më të ishte kandidate për deputete në qarkun e Korçës. P folur më tej për broçkullat e saj në media, historitë me Skënderbeun dhe Edi Rama, çantat e saj dhe veshjet firmato apo dhe luksin e shfrenuar të një ish-fresisht-eje, që dikur protestonte kundër socialistëve me bluzat e grisura, sot do të kandidojë e mbuluar me “ar” në emër të socialistëve. E ndoshta së shpejti mund ta shohim edhe aksionere në ndonjë bankë, si kolegu i saj, të cilit i qan hallin./CityNews

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne