Emigrantët po keqtrajtohen gjatë rrugëtimit në Ballkan

Qeveritë evropiane janë bashkëpunëtore në dëbimet kolektive sistematike, të paligjshme dhe shpesh të dhunshme të mijëra azilkërkuesve në kampet e mjerueshme dhe të pasigurta në Bosnje dhe Hercegovinë, thuhet në raportin e organizatës, Amnesty International.

“Dhuna dhe abuzimi i refugjatëve dhe emigrantëve përgjatë rrugës së Ballkanit” është emri i raportit i cili përshkruan në detaje se si, në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare dhe duke vënë sigurinë në plan të parë, qeveritë evropiane jo vetëm që injorojnë sulmet brutale të policisë kroate ndaj emigrantëve, por edhe financojnë aktivitetet e tyre.

“Në këtë mënyrë ato po inkurajojnë një krizë humanitare në dyert e Evropës”, thotë më tutje raporti, raporton REL.

Aktualisht rreth 5.500 gra, burra dhe fëmijë janë bllokuar në dy qytete të Bosnjës në kufi me Kroacinë, në kampe të improvizuara pa kushte për nevojat themelore për jetë.

Bosnje e Hercegovina nuk mund t’u sigurojë atyre mbrojtje adekuate, kampet e improvizuara nuk janë të higjienike, nuk ka ujë të ngrohtë, asistencë mjekësore dhe ushqim të mjaftueshëm.

Një nënë nga Afganistani i tha Amnesty International: “Ne nuk kemi ushqim të mjaftueshëm për të ushqyer të gjithë familjen, veçanërisht fëmijët. Ata janë vazhdimisht të uritur”.

Pengesat burokratike dhe asistenca ligjore e pamjaftueshme nënkuptojnë se nuk ka gjasa që kërkuesit e mundshëm të azilit të ndiqen penalisht në Bosnjë dhe Hercegovinë. Shumica po përpiqen të vazhdojnë rrugën e tyre drejt vendeve evropiane, thotë raporti.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne