EMRAT/ KLP zgjedh drejtuesit e përkohshëm në disa Prokurori të vendit

Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka caktuar në mbledhjen e ditës së sotme drejtuesit e përkohshëm të disa prej Prokurorive të vendit.

Me shumicë votash, Këshilli vendosi që Isa Jata, prokuror nё Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranё, të vendoset nё pozicionin e prokurorit nё Prokurorinё pranё Gjykatёs sё Apelit tё Krimeve tё Rёnda.

Ndërsa, prokurori Julian Çafka, është caktuar drejtues në prokuroinë Gjirokastër për një periudhë tremujore.

Më tej, u vendos që prokurori Altin Dumani, i cili kanidadati i renditur me pikët më të larta për  Strukturën e Posaçme Antikorrupsion (SPAK), të shërbejë si drejtues në Prokurorinë pranë Gjykatës së Apelit të Krimeve të Rënda.

Rozeta Qirjaçi u caktua në funksionin e  Drejtueses në Prokurorinë pranë Gjykatës së Apelit Korçёs dhe Irena Çunoti, ndërsa do të ushtrojë funksionin e prokurores në këtë institucion./lapsi

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne