EMRI/ Vodhi para në një kishë, arrestohet 48-vjeçari i shpallur në kërkim

Policia e Përmetit ka arrestuar një shtetas i shpallur në kërkim, për vjedhjen e një shumë parash në një kish% në Korçë. Mësohet se në pranga ra Bujar Kalemi, 48 vjeç, banues në Memaliaj.

“Gjykata e Korçës ka caktuar për këtë shtetas, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vjedhja”, pasi dyshohet se më datë 21.07.2022, ka vjedhur një shumë parash, në ambientet e brendshme të një objekti kulti (kishë), në qytetin e Korçës”, njofton policia.

Veprimet e mëtejshme procedurale për këtë shtetas do të kryhen nga DVP Korçë.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne