Bota

Erdoan në Angli: Jemi partnerë strategjikë dhe kërkojmë zhvillim të bashkëpunimit

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) filloi vizitën në Britaninë e Madhe.

Presidenti Erdoan u shpreh me fjalët “Mbretëria e Bashkuar është partneri ynë strategjik të cilin e vlerësojmë dhe i besojmë. Ne si Turqi jemi të gatshëm që të bëjmë më shumë bashkëpunim në çdo fushë me Mbretërinë e Bashkuar pas periudhës së Brexit”.

Presidenti Erdoan: “Partneriteti ynë me Mbretërinë e Bashkuar veçanërisht në fushën e luftës së terrorizmit, është shumë më përpara mekanizmave që kemi krijuar me partnerët e tjerë”.

Gjatë vizitës në Londër pritet që të diskutohet edhe lufta kundër terrorit, që është një nga prioritetet për të dyja vendet.

Gjihashtu si dy vende garantuese do të vlerësohen edhe zhvillimet në Qipro”./ trt

OPINIONE