Erdogan: Deklarata e Macronit për Islamin është provokim i qartë

Ky vlerësim i kreut të shtetit turk erdhi gjatë fjalës së rastit në Programin e Javës së Xhamive dhe Klerikëve, organizuar në Qendrën Popullore të Kongreseve dhe Kulturës në Bestepe të Ankarasë.

“Me vendimin për Shën-Sofinë (e rihapur për adhurim si xhami), Turqia ka fshirë një hije mbi pavarësinë e saj, ka këputur prangat që i ishin hedhur vullnetit të saj”, tha ai gjatë fjalimit të tij.

Duke theksuar se Turqia po shfaq një qëndrim shembullor në lidhje me të drejtat dhe liritë fetare teksa në Perëndim sundon një atmosferë krejtësisht e kundërt, Erdogani tërhoqi vëmendjen se sot në shumë vende perëndimore racizmi dhe islamofobia mbrohen nga vetë shteti.

“Ata që zhvendosin vëmendjen, në vend që të ballafaqohen me racizmin dhe islamofobinë, të keqen më të madhe po ua bëjnë shoqërive të tyre”, paralajmëroi lideri turk.

Sipas tij, sulmet ndaj myslimanëve janë bërë një nga mjetet më të rëndësishme që politikanët evropianë përdorin për të maskuar dështimet e tyre.

“Deklarata e Macronit kinse «Islami është në krizë», në një qytet të banuar kryesisht nga myslimanët, është një provokim i qartë, përtej mungesës së respektit. Ne presim që Macroni të veprojë si një burrë shteti i përgjegjshëm dhe jo më të shtiret si guvernator kolonial. Të flasësh si president francez për «ristrukturim të Islamit» është vrazhdësi dhe vulgaritet”, u shpreh Presidenti Erdogan mes të tjerash./trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne