Bota

Erdogan dhe Rouhani konfirmojnë mbajtjen në Stamboll të samitit të dytë Turqi-Rusi-Iran; tërbohen Amerika dhe Izraeli

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka realizuar mbrëmjen e së enjtes një bisedë telefonike me homologun e tij iranian, Hassan Rouhani.

Siç bëjnë të ditur burime presidenciale turke, Erdogan dhe Rouhani kanë shkëmbyer mendimet në lidhje me zhvillimet e fundit në çështjen siriane.

Në bisedën telefonike me presidentin iranian u konfirmua edhe mbajtja në Stambollit e samitit të dytë tresh Turqi-Rusi-Iran, i pari i të cilit është realizuar në Soçi të Rusisë.

Dy liderët u shprehën të kënaqur nga rritja e bashkëpunimit ndërmjet Turqisë dhe Iranit në luftën kundër terrorizmit dhe çështjen e sigurisë, në kuadër të problemeve rajonale.

Ata theksuan se një zhvillim mjaft pozitiv është gjithashtu distanca e përshkuar me mbështetjen e Turqisë dhe Iranit në Kongresin e Dialogut Kombëtar Sirian, që u organizua në Soçi me nismën e Rusisë./ trt

OPINIONE