Erdogan dhe Trump folën në telefon për Sirinë, Libinë dhe Iranin

Presidenti Rexhep Rajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) të mërkurën në mbrëmje pati një bisedë telefonike me Presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA), Donald Trump.

Gjatë bisedës telefonike u trajtuan marrëdhëniet bilaterale, si dhe situata e fundit në Libi dhe zhvillimet rajonale, siç raportohet nga Drejtoria e Komunikimeve të Presidencës turke.

Nga ana tjetër, zv.zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Judd Deere lëshoi një deklaratë të shkruar në lidhje me bisedën Erdoan-Trump.

“Të dy udhëheqësit diskutuan situatën e sigurisë në Siridhe Libi, protestat në Iran dhe rrëzimin aeroplanit ukrainas nga Irani”, tha ai./trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne