Bota

Erdogan “kunja” për Trump-Slavini: Ne morëm 4 mln refugjatë, disa zihen për 150

Presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan, ka thënë se Turqia ka shpenzuar më shumë se 37 miliardë dollarë nga burimet e veta kombëtare për t’u kujdesur për refugjatët, por nuk do të mundet e vetme që të merret me këtë problem.

Duke folur në Konferencën e 6-të Ministrore në kuadër të Procesit të Budapestit në Stamboll, Erdogan tha se ndërtimi i mureve të larta me tela me gjemba nuk është zgjidhje për parandalimin e migrimit ilegal.

Ai vuri në dukje se ka rreth 260 milionë emigrantë anembanë botës, mbi 68 milionë persona të zhvendosur dhe më shumë se 25 milionë refugjatë.

“Në rrjedhën e tetë viteve, ne kemi pranuar rreth katër milionë njerëz, ndërkohë që disa vende që kanë mundësi më të mëdha ekonomike, “zihen me njëri-tjetrin” në mënyrë që të mos pranojnë 100-150 refugjatë”, tha Erdogan.

Ai tha se politikanët evropianë, veçanërisht partitë raciste, po përpiqen të vijnë në pushtet duke treguar armiqësi ndaj refugjatëve.

OPINIONE