Erdogan: Nuk ka dallim mes PKK, DHKP-C dhe FETO-s

Pas përfundimit të kontakteve në Kioto të Japonisë Presidenti Erdoan udhëtoi të dielën për në Nagoya, ku mori pjesë në Programin e Takimit me Komunitetin turk, organizuar në Universitetin Kulturor “Bunri”.

Në fjalën që mbajti këtu Erdoani foli edhe për aktivitetet e organizatës terroriste FETO në Japoni.

“Shkolla, shoqata dhe individë që kanë lidhje me FETO-n vazhdojnë ende të jenë aktivë në Japoni. Kjo organizatë po zhvillon një fushatë intensive kundër vendit tonë në mërgatë. Ne nuk duhet të lejojmë që pjesëtarët e kësaj organizate (FETO), të cilëve sytë u janë veshur e errësuar nga ambicia, urrejtja dhe mëria, të njollosin prestigjin e vendit tonë. Ne presim mbështetjen tuaj në luftën tonë me këtë organizatë terroriste gjakatare. Çfarë është PKK-ja, ashtu është edhe DHKP-C, ashtu është edhe FETO, mes tyre nuk ka asnjë dallim”, tha Erdogan.

Presidenti Erdoan u tha të pranishmëve se Turqia do të hapë Konsullatë të Përgjithshme në qytetin Nagoya të Japonisë.

“Duke filluar nga prilli i vitit të ardhshëm shoqëria ajrore turke “Turkish Airlines-THY” nisin fluturimet nga aeroporti “Kansai” në Osakë drejt Stambollit”, njoftoi Erdoan dhe shtoi:

“Me Japoninë vazhdojmë negociatat për nënshkrimin e marrëveshjes në fushën e sigurimeve shoqërore. Synojmë që së shpejti ti finalizojmë këto bisedime”./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne