Erdogan: Objektivi kryesor në Siri zgjidhje e qëndrueshme

Për fazën e arritur në krizën e Sirisë, Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) tha se “Objektivi kryesor është një zgjidhje e qëndrueshme politike e pranueshme për të gjitha shtresat e popullit sirian”.

Presidenti Erdoan gjatë kthimit nga samiti tresh në Soçi të Rusisë i realizuar nën patronazhin e Presidentit të Rusisë, Vladimir Putin dhe me pjesëmarrjen edhe të Presidentit të Iranit, Hasan Ruhani, iu përgjigj pyetjeve në interes të gazetarëve që e shoqëronin në avion.

Duke vënë në dukje se “Kanë arritur në konsensus në lidhje me tërësinë territoriale dhe unitetin politik të Sirisë”, kreu i shtetit turk tha: “Kemi biseduar në mënyrë të detajuar çështjen e Kongresit të Dialogut Kombëtar të Sirisë. Ne së bashku do të vendosim se kush do të ftohet në këtë kongres. Parashikojmë që në këtë kongres të ftohen të gjitha grupet dhe shtresat në Siri”.

Erdoan gjithashtu tha se presin që kongresi të kontribuoj edhe në procesin e armëpushimit, ndërsa shtoi se “Këtu kemi dy objektiva kryesore. E para është hartimi i një kushtetute të re, për të cilën kemi rënë dakord dhe e dyta është të organizohen zgjedhjet e drejta dhe transparente nën mbikëqyrjen e Kombeve të Bashkuara”.

Kreu i shtetit turk gjithashtu vuri theksin në rëndësinë e samitit të Soçit nga aspekti i Afrinit ku tha se “Ky samit ishte shumë i rëndësishëm nga aspekti i vënies në pah të qëndrimit të Rusisë dhe Iranit në lidhje me çështjen. Tani pasi pamë qëndrimin e tyre, ne pas Idlibit do të vazhdojmë me punime për vendosjen e pikave të vrojtimit edhe në Afrin”.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne