Erdoğan: Pas referendumit, propozimi për dënimin me vdekje

Presidenti i Turqisë Erdoğan ka deklaruar se në axhendën e parlamentit do të jetë propozimi i vendimit të dënimit me vdekje

Presidenti i Republikës së Turqisë Recep Tayyip Erdoğan deklaroi se pas referendumit të 16 prillit në të cilin pritet mbështetje e madhe për reformat kushtetuese në Turqi, në axhendën e Parlamentit do të jetë projekt-vendimi për futjen e dënimit me vdekje në vend, raporton Anadolu Agency (AA).

“Pas referendumit të 16 prillit, nga votimet do të jehojë ‘po’ për ndryshimet kushtetuese, në axhendën e Parlamentit do të gjendet projekt-vendimi për dënimin me vdekje. I nderuari Devlet Bahçeli (kryetar i partisë opozitare MHP) thotë se e mbështet këtë, si dhe i nderuari kryeministri Binali Yıldırım. Nëse nuk e kam kuptuar gabimisht edhe Kemal Kiliçdaroglu (kryetar i partisë opozitare CHP) ka thënë se do të mbështesë propozimin. Nëse nuk e mbështesin, ne do të organizojmë edhe një referendum rreth kësaj çështjeje”, tha Erdoğan gjatë fjalimit të tij në takimin e sotëm që u mbajtë në Sanliurfa.

Duke komentuar ofensivën “Mburoja e Eufratit” të kryer nga forcat turke me forcat opozitare të Ushtrisë së Lirë Siriane kundër terroristëve në veri të Sirisë, Erdoğan ka thënë se në këtë ofensivë kanë rënë dëshmorë 67 ushtarë turq dhe mbi 500 pjesëtarë të forcave të opozitës siriane.

“Kjo është fatura e fundit që kemi paguar në luftën mijëvjeçare të cilën e bëjmë krah për krahu. Këto operacione do t’i vazhdojmë deri sa organizatat terroriste të mos ia dorëzojnë të gjitha qytetet popullit”, tha Erdoğan.

Presidenti Erdoğan gjithashtu porositi se DEASH-it, PKK-së apo ndonjë organizate tjetër terroriste nuk duhet lejuar të valëvisin flamuj dhe të veprojnë në asnjë qytet./ AA

Bashkohu me ne!

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne