Bota

Erdogan për Washington Post: Nuk mund ta kuptoj heshtjen e SHBA-ve në lidhje me Khashoggin

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka deklaruar se ai nuk mund të kuptoj heshtjen e SHBA-ve në lidhje me vrasjen e gazetarit saudit Jamal Khashoggi.

Në programin e posaçëm të TRT-së me presidentin, Erdoğan iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve.

Ndër të tjera, presidenti Erdoğan foli edhe rreth vrasjes së gazetarit saudit të “The Washington Post”, Khashoggi, i cilu u vra më 2 tetor të vitit të kaluar në Konsullatën Saudite në Stamboll.

I pyetur se “a mund të gjendet kufoma dhe a mund gjithçka të zbulohet” Erdoğan tha se:

“Ngjarja e Khashoggitështë një ngjarje që na shqetëson seriozisht për arsye se ka ndodhur në vendin tonë”.

Duke rikujtuar fjalët e ish-ministrit të jashtëm të Arabisë Saudite, Adel Al-Jubeir, se “e kemi bërë me bashkëpunëtor vendas”, presidenti turk tha, “Kush është bashkëpunëtori vendas? Na jep emër, nuk e japin këtë. Pastaj çka ndodhi? E shkarkuan nga detyra ministrin e jashtëm”.

Ai gjithashtu bëri të ditur se kanë hapur dyert e tyre për ata që kanë thënë: “A nuk do të na informoni neve?” dhe se së bashku kanë dëgjuar audio regjistrimin në lidhje me vrasjen e gazetarit saudit.

“Gjithashtu edhe unë kam dëgjuar audio regjistrimin e vrasjes së Khashoggit. Nuk mund ta kuptoj heshtjen e SHBA-ve kundrejt kësaj egërsie”, u shpreh Erdoğan.

Presidenti turk potencoi se senatori amerikan, Lindsey Graham, do të mbajë në axhendën e kongresit amerikan vrasjen e Khashoggit gjatë vitit 2019, sepse kjo vrasje nuk është një vrasje e thjeshtë.

Erdoğan tha se Arabia Saudite duhet të japë përgjigje në lidhje me 22 personat përgjegjës për vdekjen e Khashoggit, duke përfshirë edhe 15 që kishin mbërritur në Turqi

Khashoggi, një kontribues i gazetës “The Washington Post”, u vra në Konsullatën Saudite në Stamboll më 2 tetor.

Pas shpjegimeve të ndryshme kontradiktore, Rijadi pranoi se ai u vra brenda ndërtesës së konsullatës, duke thënë se vrasja ishte një operacion jashtë kompetencave dhe dijenisë së qendrës.

Turqia ka kërkuar ekstradimin e shtetasve sauditë të përfshirë në vrasje, si dhe një llogaridhënie më të plotë nga ana e Rijadit.

OPINIONE