Erdogan: Po zhvillojmë mbi 700 projekte në industrinë e mbrojtjes

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan ka deklaruar se “Shkenca me të djeshmen dhe të sotmen nuk mund t’i atribuohet vetëm Perëndimit dhe nuk mund të injorohen dijetarët muslimanë”.

Erdogan gjatë një fjalimi në ceremoninë e mbylljes së manifestimit “Viti i Prof. Dr. Fuat Sezgin” i cili u zhvillua në aeroportin e Stambollit tha se për akademikun Sezgin është ndarë një vend i veçantë në ekspozitë dhe se ai do të rikujtohet gjithmonë me falënderime për kontributet që ka bërë për shkencën islame dhe historinë e teknologjisë.

“Qytetërimi islam është një qytetërim i shkencës dhe mençurisë sepse është mase normale që ky civilizim ‘urdhër të parë‘ për Profetin ka pasur fjalën ‘Lexo‘ i cili rekomandon mësimin e dijes nga djepi deri në varr, i cili i kushton vëmendje dijes, hulumtimit, librit. Pavarësisht se letra është zbuluar nga kinezët, kanë qenë paraardhësit tanë ata që e kanë përdorur efektivisht dhe të cilët më pas e kanë transferuar në Perëndim”, tha Erdogan.

Ai tha se dijetarët dhe studiuesit islam që nga shekulli i 8 kanë zhvilluar kërkime në shumë drejtime që mund të jenë burime të mendimit shkencor.

“Ata po ashtu kanë arritur edhe shumë rezultate. Al Khwarizmi është ai që ka emëruar algoritmën. Al Kindi i ka dhënë gjeometrisë matjen e këndeve me kaliper. Al Hisham është ai që ka ndërtuar themelin e punimeve të mikroskopit dhe teleskopit. Al-Haytham është ai që solli shpjegime për shikimin. Apo Ibn-i Sina (Avicenna), i cili ka hedhur themelin e shkencës moderne të mjekësisë, etj. Si është e mundur të injorohen mijëra dijetarë islamë? Shkenca me të djeshmen dhe të sotmen nuk mund t’i atribuohet vetëm Perëndimit dhe nuk mund të injorohen dijetarët muslimanë. Veprimi në këtë drejtim nëse nuk është me qëllim mund të shpjegohet me injorancë”, tha Erdogan.

Pasi vuri në dukje se është e pamundur që historia e qytetërimeve të shkruhet duke injoruar qytetërimin islam, Erdogan tha se Turqia me vetëdijen në këtë drejtim po përpiqet të realizojë inciativa të mëdha në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar në fushën e shkencës dhe teknologjisë.

“Turqia në 17 vite, ashtu si në çdo fushë në shkencë dhe teknologji ka thyer prangat e vendosura dhe ka tejkaluar kufijtë e hartuar ndaj saj. Aktualisht aeroporti ku ndodhemi është një prej shembujve më të mirë të suksesit. Turqia është përballur me shumë pnegesa brenda dhe jashtë saj derisa arriti të ketë këtë vepër monument”, theksoi Erdogan.

Më tej ai kujtoi se aeroporti do të vihet në shërbim me kapacitet të plotë në prill. “Sot aeroporti ynë ka arritur në 50 milionë udhëtarë ku dhe rreth 1 orë më parë u mbajt një ceremoni për këtë udhëtar i cili u përcoll drejt Amerikës. Në këtë drejtim kuptohet se do të arrihet objektivi për 90 milionë udhëtarë që është edhe kapaciteti i fazës së parë. Kjo na tregon se duhet të përshpejtojmë përgatitjet tona lidhur me kapacaitetin prej 150 milionë udhëtarë dhe më pas të ecim drejt objektivit për 200 milionë pasagjerë”, tha Erdogan.

Sipas tij, shumë të rëndësishme janë edhe ato që janë bërë në industrinë e mbrojtjes të cilat janë lokomotivë e shkencës dhe teknologjisë. Ai rikujtoi pjesëmarrjen në ceremoninë e mbajtur dje për lëshimin në det të produktit të parë, të flotës së përbërë prej 6 nëndetëseve.

“Po zhvillojmë mbi 700 projekte të cilat do të forcojnë industrinë e mbrojtjes tokësore, detare dhe ajrore. Turqia është një prej 4 vendeve të para në botë në teknologjinë e mjeteve ajrore pa pilot”, deklaroi presidenti Erdogan.

“Krahas këtyre, shpresojmë që të premten të marrim pjesë edhe në ceremoninë e prezantimit të projektit të automjetit vendas të Turqisë”, tha Erdogan./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne