Erdogan priti në takim zëvendëskryeministrin e Katarit

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) priti në takim zëvendëskryeministrin dhe ministrin e Jashtëm të Katarit, Sheiku Muhammed bin Abdurrahman bin Casim El Thani.

Takimi i zhvillua pa praninë e mediave në Pallatin Huber në Tarabja (Tarabya) të Stambollit zgjati 1 orë e 25 minuta.

Në takim ishin të pranishëm edhe ministri i Thesarit dhe Financave të Turqisë, Berat Allbajrak (Albayrak) dhe ministri i Punëve të Jashtme, Mevlyt Çavushollu (Mevlüt Çavuşoğlu)./trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne