Bota

Erdoğan shpallet president nderi i “Kryeqytetit Rinor i Botës Islame Kuds”

Presidenti i Republikës së Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, është shpallur president nderi i delegacionit administrues të programit “Kryeqyteti Rinor i Botës Islame Kuds 2018”.

Në një deklaratë me shkrim nga Forumi Rinor për Dialog dhe Bashkëpunim të Organizatës së Konferencës Islamike (İKGF-Dİ) bëhet e ditur se sot nën paronazhin e presidentit palestinez, Mahmut Abbas, u realizua hapja e programit “Kryqyteti Rinor i Botës Islame Kuds 2018”. Programi u organizua në bashkëpunim të Ministrisë së Rinisë dhe Sportit të Palestinës dhe İKGF-Dİ-it, e cila vepron në kuadër të Organizatës së Bashkëpunimit Islamik (OBI).

Në hapjen e programit ishte i pranishëm edhe ministri turk i Rinisë dhe Sportit, Osman Aşkın Bak, dhjetë ministra nga shtetet anëtare të OBI-t, si dhe delegacione të nivelit të lartë nga 30 shtete.

Gjatë adresimit të tij në ceremoninë e hapjes, presidenti Abbas falenderoi Turqinë dhe presidentin Recep Tayyip Erdoğan për jetësimin e këtij projekti kaq të rëndësishëm dhe për të qenë nikoqir i İKGF-DI-së. Ai tha se projektet të cilat do të realizohen në kuadër të këtij programi janë shumë të rëndësishme për rininë e Palestinës.

“Kauza e Kudsit është një kauzë ku bota muslimane bashkohet. Në të njëjtën kohë Mesxhid-i Aksa është arsyeja e themelimit të OBI-t. Duke filluar nga vëllezërit arabë, i ftojmë të gjitha shtetet anëtare të OBI-t, institucionet dhe organizatat përkatëse të saj të japin mbështetjen e nevojshme për aktivitetet të cilat do t’i realizojmë në bashkëpunim me İKGF-Dİ-në”, theksoi presidenti Abbas.

“Bota është më e madhe se Trumpi”

Presidenti i İKGF-Dİ’së, Elshad İskandarov, tha se me shpalljen e Kudsit si kryqytet rinor i Botës Islame te opinioni publik porosisin se “Bota është më e madhe se Trumpi”.

“Këtë e kemi bërë përkundër të gjitha pengesave dhe kërcënimeve të tërthorta kundër institucionit tonë dhe do të vazhdojmë ta bëjmë”, tha ai.

Në fund të programit të hapjes, presidenti palestinez ia dorëzoi ambasadorit Iskandarov medaljen e Shërbimeve të Larta të Kudsit.

Njoftohet se presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdoğan është zgjidhur president nderi i delegacionit administrues të programit “Kryqyteti Rinor i Botës Islame Kuds 2018″.

Kryeqytet i parë i programit të “Kryeqytetit Rinor të Botës Islame”, të realizuar nën koordinimin e İKGF-Dİ’së, në vitin 2016 u zgjodh Stambolli, ndërsa në vitin 2017 u zgjodh Putrajaya në Malajzi, Fez në Marok dhe Shiraz në Iran.

OPINIONE

INTERVISTA