Erdogan: “Sot ndodhemi përballë një sulmi me ndjenjën e hakmarrjes për mijëra vjet”

Presidenti Recep Tayyip Erdogan deklaroi se “Sot ndodhemi përballë një sulmi me ndjenjën e hakmarrjes për mijëra vjet”.

Presidenti Erdogan mbajti një fjalim në ceremoninë e dhënies së Çmimeve të Mëdha të Presidencës për Kulturë dhe Art të mbajtur në Qendrën Popullore të Kongreseve në BestepeAnkarasë.

Erdogan theksoi se ata që jetojnë në Paris, Londër, Romë, Berlin nuk ngrenë zërin e tyre ndaj shkatërrimit të qendrave të lashta të qytetërimeve në Bagdad, Damask e Halep.

Kreu i shtetit turk rikujtoi se trashëgimia historike dhe kulturore e Irakut u plaçkit ose u shkatërrua gjatë Luftës së Parë dhe të Dytë të Gjirit, ndërsa tërhoqi vëmendjen që vandalizmat e ngjashëm po jetohen edhe në Afganistan dhe Siri dhe bëhen përpjekje për shkatërrimin jo vetëm të njerëzve, por edhe të një historie dhe kulture mijëvjeçare.

Duke theksuar se tipari i përbashkët i të gjitha civilizimeve që jetuan në këtë gjeografi ishte epërsia e tyre ndaj perëndimit, Erdogan vijoi me këto fjalë: “Sot ndodhemi përballë një sulmi me ndjenjën e hakmarrjes për mijëra vjet. Çmimi Nobel për letërsi iu dha një personi që lavdëroi ata që masakruan boshnjakët myslimanë dhe nga lapsi i të cili pikonte gjak dhe urrejtje, ndërsa për fat të keq askush përveç një grushti njerëzish nuk ngriti zërin kundër kësaj. A do të përsëritej i njëjti pohim i heshtur, për shembull, nëse Nobeli do t’i jepej dikujt që lavdëronte masakrat ndaj 100 mijë britanikëve, gjermanëve, francezëve, italianëve, norvegjezëve? Nuk ma merr mendja. Këto fakte na tregojnë se ne as nuk mund të mbrojmë të drejtën tonë për jetën pa patur të drejtën e fjalës në botën e kulturës dhe arteve”./trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne