Erdoğan: Të arrijmë shkëmbimin tregtar me Rusinë në 100 miliardë dollarë

Presidenti i Republikës së Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan ka porositur sot në Ankara se Turqia dhe Rusia nuk kanë asnjë sekondë kohë për të humbur në burokraci dhe se doemos duhet të bëjnë përpjekje konstruktive për realizimin e shkëmbimit tregtar prej 100 miliardë dollarëve, raporton Anadolu Agency (AA).

Erdoğan para shkuarjes për vizitë në Rusi iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve në aeroportin Esenbog në Ankara dhe u përqendrua edhe në marrëdhëniet ekonomike me Rusinë.

“As Rusia as Turqia nuk kanë kohë asnjë sekondë për të humbur në burokraci. Ne vendosmërinë tonë në këtë aspekt e kemi treguar disa herë. Nëse duam të arrijmë shifrën prej 100 miliardë dollarëve shkëmbim tregtar. Kushti është që bashkarisht të ndërmarrim përpjekje konstruktive”, tha Erdoğan.

I pyetur të komentojë edhe pohimin e deputetëve të Partisë opozitare turke Popullore Republikane (CHP) Deniz Baykal se ish-presidenti i Turqisë Abdullah Gul do të mund të ishte kandidat për zgjedhjet presidenciale para 49 për qind të tjerë (votuesve të cilët thanë “jo” në referendum), Erdoğan tha: “Mendoj se nuk ka nevojë të merremi me këtë. Kjo është një lëvizje virale dhe konfuze. I nderuari Baykal të pushojë së luajturi dhe le të merret me problemet e veta”, tha Erdoğan.

Presidenti Erdoğan pas konferencës për media udhëtoi për në Rusi ku me ftesë të presidentit rus Vladimir Putin do të qëndrojë në Soçi./ AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne