Eshtë det, apo liqen? Zgjidhja është pranë për Kaspikun

Eshtë det apo liqen? Pyetja e përjetshme mbi statusin e Detit Kaspik zgjat që nga viti 1991, kur pesë shtete të lindur nga shpërbërja e Bashkimit Sovjetik – Turkmenistani, Azerbajxhani, Rusia, Irani dhe Kazakistani – shpallën pretendimet për ujërat e tij të kripura. Nuk është vetëm një mosmarrëveshje leksikore. Në lojë është tërësia e burimeve të tij shumë të çmuara. Nëse kaspiku, një basen i mbyllur, do të quhej det, ujërat e tij do të ndaheshin sipas “parimit të vijës së mesit”, e llogaritur nga të gjithë pikat e barazlarguara prej brigjeve. Nëse do të quhej liqen, vendet që e rrethojnë do të merrnin nga një pjesë të barabartë dhe kjo do të shkonte në dëm të Kazakistanit, dhe në dobi të Iranit. Ministri i Jashtëm rus, Lavrov, ka shpallur se është “praktikisht i gatshëm” për një marrëveshje, pa ofruar detaje.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne