Opinion

EUROPERENDIMI SULMON ISLAMIN SHQIPTAR!

NGA SAVASH VELIU.

Janë Mediat dhe OJQ-të euro-amerikane missionarë të fshehura pas petkut të ‘’miqësisë’’ që mbështesin gjitha format regrutuese përmes katolikëve mecena dhe kalemxhinjëve opinionist islamofob si bashkëpuntorë për bërë zhurmë trilluese duke shtrirur huti brenda dhe jashtë Kosovës, nën moton ‘’Feja e të Parëve’’ si një dëshmi për rrënjët katolike të shqiptarëve kinse është historia e kombitë tonë. Këta tentative janë shkelje flagrante të sovranitetit dhe të lirive të njeriut duke lozur me ndjenjat e popullatës me besim Islam, por kjo ndodh shkaku i mungesës së sovranitetit të Kosovës, prandaj e ushtrojnë missionin pa u nguruar.

Eshtë Prestigjiozja amerikane, “The Washington Post” që ka hulumtuar rrënjët fetare të shqiptarëve të Kosovës. Ajo ka intervistuar priftërinj katolikë ekstremistë të cilët janë të njohur për idetë e tyre ekstreme dhe intolerante kundër Islamit dhe Ortodoksisë.

Don Albert Jakaj, është prift që thotë se, Paraardhësit tanë kanë qenë katolikë dhe këta janë hapat tanë të parë për zbulimin e rrënjëve tona që beson që i gjithë Ballkani ka qenë me besim katolik, janë pikërisht objekte të tilla fetare që e dëshmojnë përkatësinë fetare të shqiptarëve dhe ballkanasve në kohën e dominimit dymijëvjeçar të Perandorisë Romake!?

Ata harojnë konkretisht se, Ballkani para 1000 viteve i përkiste Perandorisë Bizante dhe Kishës së saj Ortodokse me gjuhën Greke. Kurse para 1700 viteve i takonte Perandorisë Romake me Kishën Katolike dhe gjuhën Latine. Por para 1700 viteve ishte Pagane dhe pas 2000 viteve politeiste, e socialiste, komuniste, pluraliste, iliriste, pellazgiste e ku ta dij ku do të çon ky uçkur mëtej !??

Atëherë cila është feja e të parëve tanë? Apo çdo kujt që i bije ndër mend do ta ndal rrotën e lundrimit historik aty ku ka qejfin e vet, por, kjo lundresë si e tillë askund nuk na shpie, përpos në budallaki!

Ata që sollën fenë katolike në Shqipëri ishin romakët. Vetëm në Epir (Çamëri) ata dogjën 73 qytete, ndërsa më në veri të Ilirisë edhe 170 qytete të tjera. Mbas çdo shkatërrimi qyteti kanë rrëmbyer qindra mijëra skllevër. Këto dihen, por tmerret e tyre kanë qenë edhe më të mëdha. Shkatërrime e dëmtime të tilla nuk kishte parë as më parë e as më pas në botë. Kështu, mund të themi pa gabuar se perandoria romake ka bërë aq shumë krime sa që mund të quhet nga më të përgjakshmet. Por, edhe ajo ortodoksja nuk e la keq. Kjo që nga koha e krijimit e në vazhdim ka bërë dhe vazhdon të bëje krime nga më të pabesueshmet. Mund të përmendim kriminelin, që sot ortodoksit e quajnë shenjtor të madh, Bazilin, me urdhrin e së cilit u qorruan brenda ditës 30000 shqiptarë dhe vllehë, vetëm për të zhdukur shqiptarët dhe për t’i mbushur ato krahina me “grekë”. Ata kanë vrarë, shkatërruar, djegur dhe zhdukur popullata të mëdha iliro-shqiptare si atëherë ashtu edhe sot.

Ata thonë se, Zyrtarisht 90 për qind e popullatës së Kosovës i takon besimit islam, ndërsa vetëm 3 për qind e tyre atij katolik dhe se, Besimi islam nuk është diçka që shqiptarët e kanë marrë vullnetarisht, por ka qenë diçka që ju është imponuar atyre dhe se, “Historia kristiane është më e fortë se historia otomane” etj etj… !?

Ndryshe nga këto të dhëna, mendoj se këto sajesa fshehin afinitetin e vërtetë shpirtëror të shqiptarëve se atyre iu është imponuar besimi Islam kur dihet se e gjithë ballkani ka qenë nën Otomanët për shekuj dhe të gjithë popujtë i ruajtën besimet dhe gjuhët e tyre përpos boshnjakëve dhe shqiptarëve. Dmth, nuk ka dhunë, por ka vetëm vullnet të lirë sepse këta dy popuj ishin të besimit monoteist ‘’Bogomile’’ derisa sllavo-grekët ishin Kristian ‘’Trinitist’’. Prandaj, shqiptarët dhe boshnjakët monoteist e mikpritën Perandorinë Otomane monoteiste më mirë sesa Perandoritë e shkuara antikriste që ishin një Atak direkt i cënimit të demografisë dhe demokracisë si dhe të drejtave dhe lirive të njeriut në ballkan!

Në çka ishte më e mirë “Historia kristiane nga ajo historia otomane” është një trillogji ideopolitike e skajshme që është imponuar dhe është kultivuar me dekada nga europerëndimorët ndaj institucioneve ballkanase për të njollosur islamin duke bërë në këtë mënyrë shpërrlarje tek mendjet e popujve nga tradita islamo-osmane kur dihet se popujt e kësaj ane arritën ti ruajnë edhe gjuhët edhe kombet po edhe fetë pikërisht gjatë periudhës otomane!

Statistikat historike tregojnë se, pas 400 vite të sundimit Spanjoll dhe Portugez në Amerikën Latine, 99 % e popujve, sot flasin gjuhën spanjolle apo portugeze dhe praktikojnë fenë kristiane. Po evroperëndimorët në të katër anët e botës kanë përhapur dhunshëm fenë kristiane duke imponuar edhe gjuhët e tyre kolonizuese si zyrtare deri më ditët e sotme.

Kurse, pas 600 vite të sundimit Otoman në Ballkan, të gjithë popujt e ballkanit, sot e flasin gjuhën të cilën e kanë pasur edhe para bashkësundimit otoman!

Veprimet e missionarëve janë destruktive dhe përçarëse e të drejtuara në Pamundësimin e depërtimit të vërtetës tek popullata shqiptare në ballkan.

Eshtë lehtë e besueshme se, Ambasadori Amerikan në Kosovë, Greg Delawie të jetë instruktor i Arbana Xharrës kundër islamit dhe muslimanëve si një islamofobe. Sigurisht që ambasadori ose mentori mund t’i premtojë Xharrës ndonjë medalje tjetër nga SHBA-ja, nëse ajo vazhdon rrugën në sulmin ndaj muslimanëve dhe akuzave të ndryshme ndaj Islamit në Kosovë e më gjërë.

Islamofobja Arbana Xharra bashkë me Fahri Xharrën njihen gjerësisht për sulmet e tyre ndaj Islamit, muslimanëve, Lëvizjes Vetëvendosje në Kosovë dhe Besës në Maqedoni, gje që të jep përshtypjen që për gjithë këto sulme ato kanë mbrojtje mjaft të mirë nga SHBA-ja, e cila nuk nguron madje edhe ti dekorojë me medalje Kal(o)rës.

Historia tregon se; Kryqtarët janë armiqtë më të egër të Shqiptarisë. Tani ata janë duke përgatitur tradhtarë të fusin në luftë vëllavrasëse për të varrosur pellazgët e fundit, për ta zhdukur përfundimisht këtë popull që krijoi gjuhën e parë, kulturën e parë dhe civilizimin e parë anëkend botës!

Gazeta Impakt

Etiketa

OPINIONE

INTERVISTA