Bota

Evropa dhe Shtetet e Bashkuara, burimi i armëve të ISIS në Siri

Sipas një raporti ndërkombëtar, origjina e një të tretës së armëve të grupit terrorist ISIS është nga Bashkimi Evropian, ndërsa origjina e dy të tretave, është nga Shtetet e Bashkuara dhe Kina.

Hulumtuesit nga Qendra kundër përdorimit të Armëve, në një studim të saj të filluar në muajin korrik të vitit 2014 deri në nëntor 2017 në zonat e konfliktit në Siri dhe Irak dhe duke hetuar rreth 40,000 armë të mbetura nga grupi terrorist ISIS, arriti në përfundim se burimi i shumicës së armëve ishte nga Perëndimi. Hulumtuesit, së bashku me forcat lokale, morën edhe municione dhe kimikate që ISIS i përdorte për të ndërtuar bomba. Sipas këtij raporti, armët e ofruara nga disa grupe ndërkombëtare për palët e përfshira në konfliktin e Sirisë u ndikuan shumë nga sasia dhe cilësia e armëve të ISIS./ PT

OPINIONE