Evropa vendos embargo dhe sanksione kundër Venezuelës

Ambasadorët e 28 vendeve të Bashkimit Evropian dhanë sot dritën jeshile për miratimin e sanksioneve, përfshirë embargon për livrimin e armëve kundër Venezuelës në përgjigje të krizës së thellë politike që po trondit vendin, sipas burimeve diplomatike.

Sanksionet ndalojnë gjithashtu sipërmarrjet evropiane për të pajisur me material për mbikëqyrjen elektronike që mund të shërbejë për të ushtruar presion ndaj anëtarëve të opozitës së regjimit të presidentit Nicolas Maduro.Përfshirja në këtë listë të zezë shënon ngrirjen e aseteve në BE, edhe për personat e përfshirë, si dhe ndalimin e vizave për hyrjen në Bashkimin Evropian.

Të 28 do të vendosin në dhjetor nëse do të përfshijnë personalitete të regjimit të Karakasit në këtë listë, në varësi të zhvillimit të situatës, saktësoi një burim.

 

 

 

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne