Facebook eliminon me dhjetëra llogari të akuzuara per lidhje me Iranin dhe Rusinë

Rrjeti social Facebook ditën e hënë ka eliminuar me dhjetëra llogari, faqe dhe grupe me pretekst se kanë lidhje me Iranin dhe Rusinë.

Agjencia e lajmeve Fars njoftoi se rrjeti social Facebook me anë të një deklarate, ka thënë se ka eliminuar 135 llogari, 26 faqe dhe 4 grupe në këtë rrjet social dhe 21 llogari në Instagram për shkak të asaj që ky rrejt e ka quajtur “lidhje me Iranin”.

Facebook gjithashtu ka eliminuar një llogari në këtë rrjet social dhe 50 llogari të tjera në Instagram me akuzë të lidhjeve me Rusinë.

Facebook dhe rrjetet e tjera sociale amerikane si Twitter që pretendojnë për mbrojtjen e lirisë së shprehjes, deri më tani kanë mbyllur me mijëra llogari, faqe dhe grupe të lidhura me Iranin dhe Rusinë me pretendim të publikimit të lajmeve të rrejshme dhe për sjellje të paligjshme. Së fundmi janë publikuar shumë raporte që tregojnë bashkëpunimin e ngushtë të Facebook dhe Twitter me organizata inteligjente të Amerikës dhe regjimit sionist. /PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne