Familjet myslimane në Itali kërkojnë mish hallall në shkollat e fëmijëve të tyre

Familjet myslimane në qytetin Mestre të Italisë kërkuan që në mensat e shkollave të fëmijëve të tyre, të shërbehet mish hallall.

Sipas lajmeve në median italiane, familjet nga Bengali që jetojnë në qytetin Mestre në verilindje të vendit, në mbledhjen e zhvilluar me rastin e vitit të ri shkollorë me administruesit e Shkollës Fillore “Cesare Battisti”, ku dërgojnë fëmijët e tyre, bënë kërkesë më mish hallall.

Këto familje kërkuan që në mensën e shkollës të ketë një menu alternative për mish të therur në mënyrë hallall.

Përballë kërkesës së familjeve myslimane, administrata e shkollës bëri të ditur se për momentin nuk mund të garantojnë mish hallall në mensë dhe i këshilloi për të kërkuar menu që nuk përmbajnë mish.

Ndërkaq, ndaj kërkesës së familjeve myslimane reagoi Alex Bazzaro deputeti i Partisë Lega, që është ekstremiste e djathtë dhe është kundër emigrimit dhe islamit. Ai i akuzoi familjet në fjalë për “radikalizm” dhe tha se ndodhen ballë për ballë “një gjendjeje absurde”.

Bazzaro e përkufizoi kërkesën e familjeve myslimane si “anti-integrim” dhe shtoi: “Përjashtimi për shkak të arsyeve mjekësore mund të jetë i kuptueshëm, por është e papranueshme që të mos pranohet kuzhina jonë, tradita jonë. Ata që zgjedhin Italinë, martohen me traditën tonë”./trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne