Fatkeqësi: 11 miliardë ton akull i shkrirë në Groenlandë brenda një dite

Të enjten, 1 gusht, 11 miliardë ton akull u shkrinë në Groenlandë në 24 orë – thanë ekspertët.

Kjo sasi akulli është e barabartë me sipërfaqen prej 4.4 milion pishinash olimpike. Pasoja e kësaj është një rritje e nivelit të detit me 0.5 milimetra, që zakonisht ndodh brenda një muaji. Si rezultat, përmbytjet dhe tsunami janë në rritje.

Duke folur për ndryshimin e klimës, profesori i Universitetit Sheffield, Andrew Sole i tha gazetës britanike The Independent:

“Këtë vit, Groenlanda dhe pjesët e tjera të Arktikut po përballen me temperaturë rekord të lartë. Në mesin e qershorit, temperaturat në bregdetin lindor të Groenlandës u rritën nëntë gradë Celsius nga 1981 deri në 2010.”

Kjo mendohet të jetë shkrirja e dytë më e madhe e akullit që nga viti 1950. /tesheshi

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne