Fevziu pyet ministren: Si ka mundësi, që kush futet në respirator vdes? Manastirliu: Nuk bëhen bilancet tani…

Mbrëmjen e sotme, Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ka qenë e ftuar në emisionin “Opinion”.

Ajo u pyet nga gazetari Blendi Fevziu, se përse çdo person i prekur nga koronavirusi, që është intubuar në Shqipëri, ka ndërruar jetë dhe përse Shqipëria ka vdekshmërinë më të lartë në raport me numrin e të infektuarve.

Ministrja tha se nuk mund të bëhen bilance “pa mbaruar lufta” dhe se personat e intubuar kanë patur sëmundje bashkëshoqëruese.

Pjesë nga biseda:

Fevziu: Si ka mundësi, që çdo person i intubuar ka përfunduar me vdekje? Cfarë po ndodh?

Manastirliu: Duhet të presim fundin e luftës për të bërë bilancet. Dua t’ju garantoj që mjekët tanë, punojnë në të njëjtët kushte si mjekët në botë, për terapinë intensive, por edhe terapinë me barna.

Fevziu: Përse nuk ka shpëtuar asnjë njeri në respitrator?

Manastirliu: Pacientët që futen në respiratorë, trajtohen me protokollin që trajtohen në botë. Pajisjet dhe barnat janë si në vendet e tjera.

Fevziu: Atëherë, i intubojmë vonë, nuk dimë të përdorim aparatin, apo çfarë?

Manastirliu: Nuk duhet të hyjmë në këto analiza. Puna e mjekëve është heroike dhe besoj se ata bëjnë më të mirën. Cfarë më kanë raportuar, janë sëmundjet bashkëshoqëruese që çojnë në fatalitet. Kanë qënë raste të vështira dhe determinant kanë qenë sëmundjet e tyre.

Fevziu: Si shpjegohet që kemi një numër të lartë vdekjesh në raport me të infektuarit?

Manastirliu: Këtu ka shumë llogaritje që po bëhen, për një milionë banorë, për teste. Dikush që jep raporte të fataliteteve me atë të shërimeve. Shqipëria deri tani nuk ka një pozicion dekurajues në raport me vendet e Ballkanit.

Fevziu: Është ndër vende me vdekshmëri të lartë në raport me personat e infektuar.

Manastirliu: Në raport me numrin e fataliteteve në Ballkan, Shqipëria nuk është më lartë. Nuk mund të bëhet krahasimi në raport me numrin e të infektuarvë./TPZ

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne