Fier, shoferët e furgonëve të nxënësve në protestë: na lini kohë të plotësojmë kriteret

Mbi 100 drejtues mjetesh të transportit të fëmijëve në shkollat e qarkut të Fierit kanë dalë sot në protestë para prefekturës, pasi Bashkia po i pengon të qarkullojnë pa plotësuar kushtete e vendosur për mjetet që bëjnë transport nxënësish.

Shoferët kanë zhvilluar një takim me prefektin e Qarkut të Fierit, Vaso Bregu dhe Drejtorin e Policisë së Qarkut Fier, ku është vendosur që mjetet të lejohen të qarkullojnë deri më datë 1 dhjetor, duke ju lënë kohë drejtuesve që të plotësojnë kushtet e vendosura.

Problemi që ka theksuar policia ka qënë se shoferët fusin në furgona më shumë nxënës se sa ulësse ka mjeti. Për këtë problem Policia ka paralajmëruar se nëse drejtuesit do të kapen me këtë shkelje do të gjobiten sipas “Kodit Rrugor”. /shqiptarja.com

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne