Bota Kultura

Filmi turk “Ayla” kandidat për Oscar

Sipas deklaratës së bërë nga Komisioni i Veprimtarive Artistike (SEK), një komision përzgjedhës prej 17 anëtarësh i përbërë nga përfaqësues të Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit dhe organizatave profesionale në fushën e kinematografisë ka përcaktuar kandidatin që do të përfaqësojë Turqinë në Kategorinë e Filmit më të Mirë në Gjuhë të Huaj në edicionin e 90-të të Çmimeve Oscar, që do të mbahet sivjet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA).

Komisioni vlerësoi 13 filma që kishin aplikuar, por në fund si kandidat për Oscar u zgjodh filmi me titullin “Ayla” i regjisorit Can Ulkay.

Në rolet kryesore të filmit janë Cetin Tekindor, Ismail Hacıoğlu dhe Lee Kyung-Jin. Filmi sjell në ekran një histori dramatike nga Lufta e Koresë./ trt

OPINIONE