Finlandë: Protesta kundër aneksimit të rajonit BPLJ

Finlandezët janë ngritur në protesta kundër planit të regjimit sionist për aneksimin e rajonit BPLJ.

Burimet palestineze njoftuan se protestat në Finlandë janë organizuar me ftesë të partive dhe organizatave rinore të këtij vendi dhe në bashkëpunim me komitetin “ kundër prishjes së shtëpive” dhe disa organizata të tjera. Në këto protesta morën pjesë përfaqësues të partive politike, personalitete civile dhe figura mediatike të Finlandës dhe shumë palestinezë me banim në këtë vend. Protestuesit nga qeveria e Finlandës dhe nga Bashkësia Ndërkombëtare kanë kërkuar të kërkojnë llogari dhe të sanksionojnë regjimin sionist për shkak të aneksimit të rajonit BPLJ. Regjimi sionist synon të aneksojë 30% të rajonit BPLJ në territoret e pushtuara duke u mbështetur tek plani i propozuar nga presidenti amerikan. Donald Trump president i amerikan më 28 janar së bashku me Beniamin Netanyahu kryeministër i regjimit sionist nga Shtëpia e Bardhë prezantoi planin Akordi i Shekullit. Plani në fjalë është një plan i ri i propozuar nga qeveria amerikane që ka për qëllim eliminimin e të drejtave të palestinezëve. Plani Akordi i Shekullit është hartuar në bashkëpunim dhe me akordimin e disa vendeve arabe mes tyre Arabia Saudite. Ky plan Kodsin e shenjtë ia jep regjimit sionist dhe ndalon forcat e rezistencës dhe të shpërngulurit palestinezë nga e drejta e tyre e kthimit në vendin e tyre. Sipas këtij plani Palestina do të jetë sovrane vetëm mbi territoret e mbetura në BPLJ dhe në rripin e Gazës. Të gjitha grupet dhe partitë politike në Palestinë janë shprehur haptazi kundër këtij plani. Shumë personalitete, vende dhe funksionarë politikë dhe fetarë nga e gjitha bota dhe sidomos nga popujt myslimanë, e kanë dënuar këtë plan./PT

 

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne