Shqiperia

Flamur Noka tenton të nxjerrë me forcë Erion Veliajn, ndërhyn menjëherë garda

Sherr dhe tension mes deputetëve të opozitës dhe kreut të bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

Që në nisje të mbledhjes, kryetarja Albana Vokshi ka kërkuar të largohet kryebashkiaku, pasi sipas rregullores sot ishte ftuar vetëm ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro dhe më pas Veliaj. Ky fakt është kundërshtuar nga Veliaj dhe nuk ka pranuar të largohet.

Ndonëse Vokshi ka kërkuar herë pas here ndërhyrjen e gardës për të larguar forcërisht Erion Veliaj, sërish asnjëra nga palët nuk ka reaguar. Në një moment është ngritur deputeti i PD, Flamur Noka dhe ka tentuar ta largojë Veliajn me forcë nga mbledhja.

Menjëherë ka ndërhyrë garda për të shmangur përplasjen fizike mes tyre. Po ashtu, në këtë përplasje janë përfshirë edhe deputetët e tjerë të pranishëm nga PS dhe PD.