Rajoni

Flamuri i Kroacise digjet në Parlamentin e Serbise. Kryeparlamentari kroat kthehet me urgjence ne Zagreb, kryeministri nuk i hap telefonin Brnabic

Mediat e huaja raportojnë se Sheshel ka djegur flamurin dhe ka fyer delegacionin kroat që udhëhiqej nga kryeparlamentari Gordan Jandrokovic.

Marrëdhëniet midis Kroacisë dhe Serbisë janë tensionuar sërish pas veprimit vandal të deputetit dhe kriminelit të luftës, Vojislav Sheshel, i cili dogji flamurin kroat në ambientet e Parlamentit serb gjatë kohës kur po zhvillohej vizita e delegacionit nga vendi fqinj.Mediat e huaja raportojnë se Sheshel ka djegur flamurin dhe ka fyer delegacionin kroat që udhëhiqej nga kryeparlamentari Gordan Jandrokovic. Menjëherë pas ngjarjes, Jandrokovic ka anuluar takimet e planifikuara me presidentin Aleksandar Vuçiç dhe kryeministren Ana Brnabic, duke u kthyer me urgjencë në Zagreb.Veprimi i radikalit serb është dënuar nga kryeparlamentari, kryeministrja dhe presidenti i Serbisë, si dhe nga Bashkimi Europian.Kryeministrja Brnabic u përpoq të qetësonte situatën duke telefonuar homologun kroat Andrej Plenkovic, por ky i fundit nuk i është përgjigjur telefonatës.Kjo nuk është hera e parë që Sheshel djeg flamurin e Kroacisë, pasi një veprim të tillë e ka bërë edhe në vitin 2015-të përpara një gjykate serbe.

OPINIONE