Flasin vajzat që ishin me Dautajn dhe Dalipajn para atentatit

Nga atentati i dyfishtë që ndodhi dje në Sukth ku mbetën të vrarë Ervin Dalipaj dhe Juxhin Dautaj, kanë dalë në pah të tjera detaje. Gazetari   Leonidha Musaj, raporton se janë identifikuar vajzat që janë takuar me dy të ndjerët para atentati dhe janë marrë në pyetje nga policia. Ata mësohet se janë nga Tirana dhe kanë pohuar se kishin një miqësi të vjetër më dy të rinjtë.

Sipas vajzave ata janë takuara me Dautajn dhe Dalipajn, në një kafe afër një pikë karburanti në autostradë, ku kanë qëndruar rreth 40 minuta. Vajzat më tej janë shprehu se nuk ishin në dijeni të atentatit dhe se ngjarje e kanë marrë vesh nga mediat sociale . Ata gjithashtu kanë theksuar se nuk ishin në dije nëse viktimat  kishin probleme me ndonjë person. Pas kafes sipas tyre të dy djemtë janë larguar me mjetin e tyre ndërsa vetë vajzat janë larguar me makinën e tyre, shkruan “Panorama”.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne