Fluturimi i rusëve në Hënë, flet drejtori i agjencisë: Shkuam për të parë nëse amerikanët janë atje

Drejtori i agjencisë ruse Roskomos, Dmitry Rogozin tha se misioni i propozuar rus në hënë do të kishte për detyrë të kontrollonte nëse amerikanët ishin vërtet atje.

“Ne vendosëm një qëllim për të fluturuar dhe për të kontrolluar nëse ata ishin aty apo jo”,
tha Rogozin me humor në një video të postuar në Twitter.

Rogozin tha se kjo në përgjigje të pyetjes nëse NASA me të vërtetë fluturoi në Hënë gati 50 vjet më parë, raporton AP, duke theksuar se Rogozin e tha këtë me një ton sarkastik.

Agjencia amerikane gjithashtu deklaron se “komploti me misionin e NASA-s në hënë është një fenomen i zakonshëm në Rusi”.

Bashkimi Sovjetik hoqi programin e fluturimit në hënë në mesin e viteve ’70, pas shpërthimit të katër raketave.

Në vitin 2015, një ish-zëdhënës i Komitetit Hetues të Rusisë bëri thirrje për një hetim mbi fluturimin e NASA-s në hënë, kujton AP.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne