FMN zgjedh drejtore bullgaren Kristalina Georgieva

Fondi Monetar Ndërkombëtar njoftoi dje se duke nisur nga 1 tetori këtë institucion do ta drejtojë bullgarja Kristalina Georgieva.

Georgieva u zgjodh nga bordi i FMN-në pasi drejtuesja e mëparshme, Kristin Largade u zgjodh drejtore e Bankës Qendrore Evropiane dhe pritet të votohet në Këshillin Evropian në tetor.

Shefja e re e FMN-në ka qenë drejtorja ekzekutive e Bankës Botërore që prej vitit 2017, ka qenë president e kësaj banke për pak muaj, si dhe më herët komisionere e Komisionit Evropian për buxhetin e BE-së.

Ajo është një politikane e qendrës së djathtë dhe njihet si e drejtpërdrejtë në punën e saj.

Kandidatura e Georgievës u mbështet nga presidenti Makron, më pas nga BE-ja, por në heshtje edhe nga SHBA.

Zgjedhja e saj ngjalli krenari në politikën bullgare. Dy vjet më parë Bullgaria ishte nën një program shpëtimi financiar nën FMN.

FMN-ja është një forum bashkëpunimi në rang global për çështje të tregtisë, stabilitetit financiar dhe kurseve të këmbimit të valutave. Ajo ka 189 vende anëtare dhe rreth 2700 punonjës. FMN ndihmon në parandalimin e krizave ekonomike dhe financon projekte zhvillimi në vendet në nevojë.

Pas zgjedhjes, Georgieva tha se ishte gati për të nisur punën. Në drejtimin e FMN-së ajo do të përballet me ngadalësimin e rritjes së ekonomisë glabale, që janë të ndikuara nga tensionet në tregti mes Kinës dhe SHBA-së, si dhe nga nivelet historike të burxheve publike. Georgieva tha se do të ketë prioritet të ndihmojë të gjitha vendet anëtare të minimizojnë rreziqet./ exit

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne