Shqiperia

FNSH tek Unaza e re, nis shembja e katër banesave

Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë, Forcat “Shqiponja” dhe Forca e Rendit kanë mbërritur në mëngjes në zonën e Unazës së re, teksa vijon aksioni për prishjen e ndërtesave pa leje.

Ka nisur aksioni për shembjen e katër banesave private, që preken nga ndërtimi i bulevardit të ri të Kasharit. Banorët janë larguar vullnetarisht nga banesat, pasi janë njoftuar paraprakisht për shembjet.

Mbërritja e policisë që në orët e mëngjesit ka alarmuar qytetarët e Unazës së re, të cilët kanë dalë në rrugë, por janë larguar pa asnjë incident, pasi kanë parë që shembja bëhet për Bulevardin e Kasharit./tpz

OPINIONE