Forcat e regjimit izraelit plagosin rreth 50 protestues palestinezë

Forcat e regjimit izraelit kanë sulmuar palestinezët që ishin duke marrë pjesë në protesta kundër planit të Presidentit amerikan Donald Trump për konfliktin izraelito-palestinez duke lënë dhjetëra prej tyre të plagosur.

Shoqata e Gjysmëhënës së Kuqe Palestineze raportoi se 48 palestinezë u plagosën të Premten gjatë përleshjeve me forcat izraelite në qytetet Tubas, Nablus, Kalkilia, Jericho dhe Ramallah. Sipas deklaratës, disa prej të plagosurve u goditën nga plumba gome ndërsa të tjerët pësuan mbytje për shkak të gazit lotsjellës të hedhur nga trupat izraelite. Përleshjet shpërthyen ndërsa forcat izraelite qëlluan me plumba gome dhe gaz lotsjellës për të shpërndarë demonstruesit që dolën në rrugë të Premten për të protestuar kundër të ashtuquajturit plan të paqes së Presidentit amerikan Donald Trump./PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne