Forcat izraelite bastisin zyrën e partisë palestineze

Forcat izraelite kanë bastisur zyrën e Frontit Popullor Demokratik për Çlirimin e Palestinës në qytetin e Ramallahut në Bregun Perëndimor të pushtuar, raporton Anadolu Agency (AA).

Zëvendëssekretari i përgjithshëm i partisë, Kais Abdulkerim, tha për AA se gjatë bastisjes, forcat izraelite kanë konfiskuar aparate, libra, broshura dhe flamuj.

“Forcat okupatore përpiqen të shuajnë luftën rezistuese të popullti palestinez, por nuk do të kenë sukses”, tha Abdulkerim, duke shtuar se rezistenca e palestinezëve do të vazhdojë.

Sipas dëshmitarëve okularë, forcat izraelite kanë konfiskuar kompjetër në zyrën e partisë në Ramallah dhe kanë dëmtuar gjësendet brenda saj.

Gjatë bastisjes ka ndodhur edhe përplasje midis forcave izraelite dhe të rinjve palestinezë. Gjatë përplasjes, forcat e Izraelit kanë përdorur plumba të vërtetë dhe të gomës dhe gaz lotsjellës./ AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne